I riu ndalohet për shpalosjen e një banderole 'provokative' në Himarë

13 Korrik, 17:34| Përditesimi: 13 Korrik, 17:37

  • Share

HIMARË- Një i ri nga Durrësi është vënë në hetim dhe është ndaluar në Tiranë, pasi ka vendosur një banderolë.

Policia njofton se shkak për ndalimin është bërë vendosja e banderolës në shëtitoren e Himarës pa lejen e organeve kompetente, dhe që sipas tyre është bërë "për qëllime provokuese".

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. C., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vendosur një banderolë pa lejen e organeve kompetente në shëtitoren e Himarës, për qëllime provokuese”, njofton policia.

Nuk dihet se çfarë përmbante banderola, që policia e ka konsideruar si provokim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?