Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, ku mbeti i vdekur Leonard Dingo, avokat, i cili punonte dhe jetonte në Tiranë.
Sipas policisë 63-vjeçari është përplasur për vdekje nga një 22-vjeçar, për të cilin Report Tv mëson se është Erjon Kacani nga Tirana. Pas aksidentit, thotë policia, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe e ka braktisur automjetin në fshatin Kodër Arapaj.
Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, por autori i aksidentit nuk është kapur ende.
Kolegët e tij në një postim në rrjetet sociale thonë se avokati Dingo kishte çështje të rëndësishme, ndaj nuk e përjashtojnë mundësinë që ngjarja të mos ketë qenë aksidentale.
'Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!'- shkruan Avokatët Penalistë
Zyrtarisht, burime nga policia e Durrësit thonë se nuk ka indicie që aksidenti të ketë qenë i qëllimshme.
Po te ishte e qellimshme,makina do te /avullonte/ nga qarkullimi,ose do te ishte djegur,por fakti qe eshte braktisur tregon nje veprim idiotesk te marre ne nje moment paniku nga nje person qe ne ato kushte logjika i ka pushuar se punuari.
PërgjigjuMe cfar ceshtjesh po punonte i ndjeri qe po e viktimizojn kaq shum?
PërgjigjuPo shikoja rastesisht ne twitter disa komente te personit ne fjal, nuk dukej sh i ekuilibruar, ndjes past, ndoshta kan patur faj te dy. Ajo qe me ben pershtypje eshte qe jane shqetesuar avokatet e tjer.sekseret e kam fjalen
Me zgjidhje martesash merrej kryesisht, sepse ishte dhe pak “qefli”