Po punonte tokën, i riu nga Tepelena bën zbulimin arkeologjik, ministrja: Janë të periudhës helenistike

24 Gusht 2020, 17:01| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 20:41

  • Share

Në fshatin Turan të Tepelenës gjatë punës bujqësore një i ri ka nxjerrë në dritë disa gjetje arkeologjike. Në brendinë e një varri që zë një hapësirë rreth 2 metra katror duken disa mbetje skeleti njerëzore, monedha, enë metali dhe enë në qeramikë.

Ky zbulim, i gjendur rastësisht nga një banor i zonës mund të jetë pararendës i zbulimeve të tjera arkeologjike, vetëm 3.5  kilometra nga larg nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.  Ndërsa, në vijim pritet zëri i specialistëve të arkeologjisë për të dokumentuar edhe analizuar rëndësinë e këtyre gjetjeve.

Për zbulimin ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhës helenistike.

"Nëntoka vazhdon të na pasurojë me thesare trashëgimie. Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore.

Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike. Është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.

Specialistet e IKTK janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situates, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK. Ky proces do të realizohet në bashkepunim me specialistë të DRTK Gjirokastër.

Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM".

Profesor Et'hem Ruka kërkon që të ndërhyhet urgjentisht për të shpëtuar trashëgiminë arkeologjike në Turan të Tepelenës. "Nje banor i zones bashkefshatar dhe miku im, N K, me njoftoi se pak kohe me pare duke punuar me zetor zbuloi nje varr te vjeter qe mesa duket i takon shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se J. Krishtit. Ne varr u gjeten ene qeramike dhe monedha.

Falenderoj shume mikun tim NK qe nuk ka shperdoruar asgje nga gjetjet. Ai eshte nismetari i zbulimit dhe ruajtjes se kesaj trashegimie. Ka rrezik qe kjo varreze te shperdorohet nese nuk merren masa urgjente per konservim dhe germim, ndaj njoftuam te gjitha agjensite arkeologjike te cilat me shume mundesi do te nisen ne terren. Eshte e domosdoshme te ndergjegjesohemi per ruajtjen e trashegimise sone te pasur arkeologjike" shprehet ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fabula: 25/08/2020 11:05

    Morali ke kesaj ndodhie eshte, po punove token tate je i fituar, ose ajo fabula shqiptare, nuk behet vreshti me urata por me shata e lopata

    Përgjigju
  • Jorgo Kaxanis: 25/08/2020 11:04

    Nguliteni mire: HE-LE-NE! Jane HELENE o magjypet e arnautllarit.

    Përgjigju
    • Karispidhi: 25/08/2020 16:14

      Magjyp ndoshta nga mesi e posht ekupton shume mire ti xanaksi jo si ju q jeni akoma me marmita te shpuara o zhabzinj egjipti.

  • Ema: 25/08/2020 09:38

    Duhet hequr dorë besoj nga etiketimi etnik patjetër i siteve dhe objekteve të ndryshëm. Kultura materiale është shumë dinamike në këtë periudhë dhe vështirë të përdorësh kufijtë e 1913 për të përcaktuar një nekropol ilir apo helen. Para 1913 nuk kishte kufij politikë dhe popujt lëviznin dhe kishin marrëdhënie me njëri-tjetrin pavarësisht etnisë.

    Përgjigju
  • Ema: 25/08/2020 09:33

    Ngritja e pllakës së gurit me buldozer nuk është imazh i mirë. Normalisht banori duhet të kishte njoftuar autoritetet dhe jo të shkatërronte shtresat kulturore dhe të postonte videon.

    Përgjigju
  • Mali: 25/08/2020 09:32

    FUCK ministrja ku merr vesh,te flasin ARKEOLOGET.VETINKU DUHET PER shqiptaret QE jan ANTIshqiptar,JAN AQ TE VEGJEL SA TE KEQEN E BEJNE SHUM YE MADHE NE DEM TE KOMBIT.

    Përgjigju
    • Ema: 25/08/2020 10:15

      Nacionalizmi i 1913 ende vazhdon.

  • Iris: 24/08/2020 23:33

    Per te gjithe ju komentuesit e meposhtem qe digjeni nga flaka e nacionalizmit,por jo nga qiriu I Naimit,apo drita e deshiruar e Migjenit ,po u jap nje leksion te vogel historiko-arkeologjik te thjeshtezuar qe ta kuptoni: Periudha helenistike quhet nga te gjithe shkencetaret perkates te botes,e gjithe periudha pas Aleksandrit te Madh deri ne fillimet e ngritjes se Perandorise Romake.Aleksandri ishte admirues (filogrek-te themi)I cultures greke te te gjitha drejtimeve,dhe ai se bashku me gjeneralet e tij qe ndane mes tyre perandorine maqedonase pas vdekjes se tij,perhapen kulturen greke rreth Mesdheut e me gjere.Duke marre ngjyrime te reja kjo do quhej periudha dhe kultura helenistike.Shembujt me konkrete te kesaj culture ishin mbreterite e Sirise,Egjiptit,Palestines etj,bile dhe vete kultura Brenda Greqise apo dhe Ilirise ndoqi modeling e ri.Periudha helenistike u konkretizua ne arkitekture ,afreske ,qeramika,filozofi,qeverisje etj.Per me shume informacion kthehuni ne shkolle ose biblioteke.

    Përgjigju
    • Per syri: 25/08/2020 17:46

      Ore mund te jete ashtu di thua ti. Po un po flas per tjeter gje. Quhet qyteterim helen dhe ne jemi pjese e ketij qyteterimi...ore kaq e veshtire per ta kuptu. Boll me muhabete kodra mas bregut... Klmnpi*

    • Syri: 25/08/2020 16:12

      Riso greket me helenet akoma nuk u eshte dekomentuar shkencerisht lidhja por gjithsesi thuj roit se si grek qe jeni pellazget jane para heleneve dhe ne historine boterore thuhet qe jane larguar si skllever nga Egjipti dhe te ardhur ne ishujt e greqis se sotme u quajten helen dmth n gjuhen e somte legen... klmnpi*

    • Roi: 25/08/2020 07:57

      Po ku e kuptojne ardhacaket e anadallit (perfshi edhe ndonji shqiptaruc autokton) se ca do thote periudhe helenistike. Ktyre po tu thote hoxha se fluturon gomari kta e besojne direkt. Dija e arsyeja kafshate qe nuk kaperdihet prej disava.

  • asl: 24/08/2020 22:46

    Cila eshte kjo periudha helenistine?Sa e zgjuar qe nga fotot e caktoi.Dru me pre.

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 24/08/2020 21:31

    Po nuk keni ndonje fjale shqipe per kete periudhen « Hélène » ? Te mbaruar.

    Përgjigju
  • memento: 24/08/2020 21:09

    Sa shpejt e kuptoi menjehere kjo!!!! Periudhen Ilirike nuk e njeh minstrja, ka munguar tek ai mesimi. Mos ta denojme me fjale.

    Përgjigju
    • Fmurshkabë: 24/08/2020 22:44

      ministre tmerr, ku e zbuloi kaq shpejt epokën helenistike, tmerr...kështu dëshmohet se ministrja nuk është më shumë se helene në shqipëri!!!

  • Trimi: 24/08/2020 19:46

    KJO MINISTRJA E KULTURES kaq e zonja qenka qe i vuni kapakun kesaj pune; e periudhes e -le-n -i-ke .Akoma pa u mbledh nji grup ekspertesh dalin ne konkluzione aspak te matura dhe antishqiptare.Shqiperia gjithmone ka vujte per patriote qe dhe e bardha duket qarte e bajne te zeze.

    Përgjigju
    • Elenizimi i mendjes: 24/08/2020 21:53

      pikerisht mund te thonte ilirike...jo elenistike...qe duhet helenuke. injoranca ska brire mjerre Edi Rama

    • Gangsterri: 24/08/2020 21:21

      Trimo po ta kishte zbulu vet dmth kjo ska lidhje me historin do thoshte qe jane greke se do kapte naj valixhe me dhrami

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?