Kronikë

I riu u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në Mat, Report Tv zbardh detaje të reja! Familjarët pyetën në polici nëse ishte arrestuar! Dyshohet për vrasje

9 Korrik, 10:19| Përditesimi: 9 Korrik, 10:29

  • Share

1752048025_liqeniishkopetit.jpg

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkopet, ku u gjet trupi i pajetë i një të riu. Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.

Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit.

Këto shenja ngjallin dyshime të forta se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin. Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.


Lajmi kryesor:

E mbysin me litar dhe e hedhin me makinë në liqenin e Shkopetit, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit! U ndoq dhe u rrëmbye, dy pistat e hetimit (EMRI+VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?