Kronikë

E mbysin me litar dhe e hedhin me makinë në liqenin e Shkopetit, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit! U ndoq dhe u rrëmbye, dy pistat e hetimit (EMRI+VIDEO)

9 Korrik, 08:42| Përditesimi: 9 Korrik, 21:22

  • Share

MAT- Mbrëmjen e së martës babai e priste në shtëpi. Kur ora po kalonte pa marrë asnjë lajm, iu drejtua komisariatit të Matit për të denoncuar se i biri nuk ishte kthyer pranë familjes pa i bërë asnjë telefonatë.

Efektivët nisën menjëherë kërkimet dhe fatkeqësisht e gjetën të pajetë. Trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjeri ka gjurmë të mbytjet me litar. Në qafë kishte mavijose.

Policia ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës, nga filmimet e siguruara deri tani rezulton se Dobra është ndjekur nga një mjet tjetër, nga qyteti i Burrelit, deri në fshatin Madhesh të Matit. Por për mungesë të pamerave në pjesën tjetër ku është zhvilluar ngjarja, nuk ka pamje. Dyshohet se autorët e kanë rrëmbyer, dhunuar dhe pasi e kanë mbytur, trupin dhe makinën i kanë hedhur në liqen.

Autorët e paidentifikuar ende, mund ta kenë vrarë të riun përpara se ta hedhin bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit për të fshehur krimin. Dyshimet janë se gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi të ketë dalë nga automjeti pak metra pa rënë në ujë.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis. I riu dyshohet të ketë pasur precedentë në fushën e narkotikëve në Gjermani. Pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm në Burrel, për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.

Vendi nuk ka shumë lëvizje dhe nuk ka as kamera sigurie, që mund të ndihmonin grupin hetimor për të mbledhur të dhëna shtesë.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. 

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

Familjarët fillimisht kishin dyshuar se i riu ishte ndaluar nga policia dhe ishin paraqitur në Komisariat për të marrë informacion, por pasi u informuan se ai nuk ndodhej në ambiente policore, nisën kërkimet me ndihmën e efektivëve të rendit.

1752050740_renisdobra.jpg

Viktima Renis Dobra

Raportuan për Report Tv gazetarët Elvis Hila dhe Sokol Dema

Ora 17:14
Zbardhet dinamika, 23-vjeçari në Mat u ndoq nga një makinë! U rrëmbye, dhunua dhe trupi i pajetë u hodh pranë liqenit të Shkopetit

1752049445_shkopet.jpg

Zbardhet një pjesë e dinamikës së ngjarjes së rëndë në Ulëz, ku i riu u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 23-vjeçari Renis Dobra, teksa udhëtonte i vetëm me makinë, është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës, nga një tjetër mjet.

Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në segmentin rrugor ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat, duke vështirësuar gjurmimin e autorëve.

Dyshohet se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas e kanë hedhur në një rrëpirë, së bashku me makinën. Trupi i pajetë është gjetur në një zonë me shkurre, rreth 10 metra nga bregu i liqenit, ndërsa automjeti i tij ndodhet ende në ujë dhe po kërkohet nga policia.

Renis Dobra banonte në fshatin Zenisht të Burrelit dhe nuk rezulton të ketë pasur precedent penal. Familjarët e tij janë marrë në pyetje, por kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konflikte apo kërcënime të mundshme ndaj të riut. Mbeten mister motivet e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, si dhe dinamika e plotë e krimit.

Ora 10:54
Del FOTO, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit! Dyshohet se u mbyt me litar

1752050740_renisdobra.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 23-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Dyshohet se i riu është mbytur me litar.

Ora 10:19
I riu u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në Mat, Report Tv zbardh detaje të reja! Familjarët pyetën në polici nëse ishte arrestuar! Dyshohet për vrasje

1752048025_liqeniishkopetit.jpg

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkopet, ku u gjet trupi i pajetë i një të riu. Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.

Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit.

Këto shenja ngjallin dyshime të forta se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin. Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?