Zbardhet një pjesë e dinamikës së ngjarjes së rëndë në Ulëz, ku i riu u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 23-vjeçari Renis Dobra, teksa udhëtonte i vetëm me makinë, është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës, nga një tjetër mjet.
Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në segmentin rrugor ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat, duke vështirësuar gjurmimin e autorëve.
Dyshohet se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas e kanë hedhur në një rrëpirë, së bashku me makinën. Trupi i pajetë është gjetur në një zonë me shkurre, rreth 10 metra nga bregu i liqenit, ndërsa automjeti i tij ndodhet ende në ujë dhe po kërkohet nga policia.
Renis Dobra banonte në fshatin Zenisht të Burrelit dhe nuk rezulton të ketë pasur precedent penal. Familjarët e tij janë marrë në pyetje, por kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konflikte apo kërcënime të mundshme ndaj të riut. Mbeten mister motivet e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, si dhe dinamika e plotë e krimit.
Lajmi kryesor:
E mbysin me litar dhe e hedhin me makinë në liqenin e Shkopetit, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit! U ndoq dhe u rrëmbye, dy pistat e hetimit (EMRI+VIDEO)
A.Q/SI.E./ReportTv.al
