I rrahën për vdekje djalin në Korçë, e ëma flet pas arrestimit të autorit të 3: Angeli e goditi me makinë, pastaj me levë! Më në fund drejtësi (VIDEO)

19 Mars 2021, 12:28| Përditesimi: 19 Mars 2021, 13:19

  • Share

Adelina Trimi e ëma e Mikel Osmanit i cili u rrah për vdekje mesnatën e 29 Gushtit të 2016-s në një lokal tallavaje në Korçë ka reaguar pas arrestimit të autorit të tretë Angel Miçani.

Ajo thotë se e dinte që Miçani ishte i përfshirë dhe se kishte kërkuar prej 5 vitesh që të arrestohej. Sipas saj Angel Miçani e ka goditur me makinë djalin e saj më pas me leva.

“Djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital. Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva duke i thyer edhe brinjët.

Kam 5 vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor.

Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim. Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rrahën për vdekje me levë e dru 23-vjeçarin në një lokal tallavaje në Korçë, kapet pas 5 vitesh autori i tretë!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?