Mikel Osmani

Rrahën për vdekje me levë e dru 23-vjeçarin në një lokal tallavaje në Korçë, kapet pas 5 vitesh autori i tretë!

19 Mars 2021, 09:27| Përditesimi: 19 Mars 2021, 12:32

  • Share

KORÇË- Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për vrasjen e Mikel Osmanit mesnatën e 29 Gushtit të 2016-s në një lokal tallavaje në Korçë.

Në pranga ka rënë Angel Miçani, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i pronarit të lokalit tallava ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe truproja i tij Llazar Dine. Ka qenë nëna e 23-vjeçarit e cila ka ngritur zërin duke thënë se i përfshirë në vrasjen e djalit të saj ishte i përfshirë edhe Angel Miçani, i arrestuar sot pas katër vitesh. Kjo ngjarje është trajtuar edhe në emisionin investigativ "Stop" ku është publikuar edhe videoja nga momenti i sherrit, ku si pasojë e plagëve të marra 23-vjeçari ndërroi jetë në spital. I arrestuari shihet në video, ku identifikohet nga xhupi i errët me kapuç të bardhe dhe me levë në dorë

Siç është raportuar më herët, Marsel Osmani ka qenë duke pirë në lokalin në pronësi të Olsi Zyberit, shkak i sherri mendohet të ketë qenë një grua. Sherri ka nisur në lokal dhe më pas është zhvendosur në parkimin e lokalit, ku Olsi Zyberi dhe Llazar Dine e kanë qëlluar me levë dhe dru.

Njoftimi i policisë
Shkon në 3 numri i të ndaluarve, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23-vjeçar. Ndalohet bashkëpunëtori i tretë i kësaj ngjarjeje, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin M. O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ora 12:28
I rrahën për vdekje djalin në Korçë, e ëma flet pas arrestimit të autorit të 3: Angeli e goditi me makinë, pastaj me levë! Më në fund drejtësi (VIDEO)

Adelina Trimi e ëma e Mikel Osmanit i cili u rrah për vdekje mesnatën e 29 Gushtit të 2016-s në një lokal tallavaje në Korçë ka reaguar pas arrestimit të autorit të tretë Angel Miçani.

Ajo thotë se e dinte që Miçani ishte i përfshirë dhe se kishte kërkuar prej 5 vitesh që të arrestohej. Sipas saj Angel Miçani e ka goditur me makinë djalin e saj më pas me leva.

“Djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital. Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva duke i thyer edhe brinjët.

Kam 5 vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor.

Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim. Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme”, tha ajo.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?