Breel Embolo i dha fitoren Zvicrës me golin e tij kundër Kamerunit në Kupën e Botës. Sulmuesi i helvetëve është me origjinë nga Kameruni dhe ka lindur në këtë vend, teksa nuk festoi pas golit në shenjë respekti. Pas ndeshjes ai është shprehur krenar që shënoi në Kupën e Botës dhe i uron fat Kamerunit për në vijim.
"Është një ëndërr. Shënoj golin tim të parë në një Kupë Bote dhe kundër Kamerunit. Pas gjithë kësaj kohe dhe gjithë asaj që është thënë. Jam jashtëzakonisht krenar. Gjithë të mirat për Kamerunin. Treguam se jemi një grup i pjekur. Bëmë disa gabime të thjeshta, por i korrigjuam pas pushimit dhe krijuam raste të mira. Urime skuadrës, vazhdojmë përpara", tha Embolo.
Lajmi kryesor:
KATAR 2022/ Shaqiri vendimtar, Zvicra e nis mbarë Botërorin! ‘Likuidon’ Kamerunin (VIDEO GOL)
S.Dh/ReportTv.al