Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen

VIP & Spektakël

I shoqëruar nga bashkëshortja aktori turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën si destinacion për pushime

18 Qershor, 13:54| Përditesimi: 18 Qershor, 15:23

  • Share

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për të pushuar.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij, Fahriye Evcen.

Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe partnerja e tij Fahriye Evcen ka postuar disa foto në Insta Story, por pa përmendur vendin ku po qëndrojnë.

Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria. 

Aktori ka vizituar sot edhe ambientet e bashkisë ku ndër të tjera kryebashkiaku Ermal Dredha shprehet se qyteti bregedetar i la shumë mbresa.

Ora 14:35
Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime, kryebashkiaku: Nuk kisha parë kaq shumë njerëz të prisnin në radhë për foto! Qyteti i la mbresa të shkëlqyera

Foto: Ermal Dredha dhe Burak Özçivit

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Vlora i la mbresa të shkëlqyera, ndërsa thekson se shumë njerëz pritën në radhë për të bërë foto.

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, shkroi Dredha krah fotove të publikuara.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhemali: 18/06/2025 21:17

    Po Kryetari me pantallona të gjata dhe aktori me të shkurtëra sikur nuk shkon në një institucion shtetëror.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?