Marjan Hema dhe motori i vjedhur prej tij

Kronikë

I shpallur në kërkim për 20 vjedhje në seri, 48-vjeçari ndalohet në Tiranë! Skema e mirëorganizuar për grabitje makinash e motorash (EMRI)

24 Shtator, 09:15| Përditesimi: 24 Shtator, 12:24

  • Share

TIRANË- Një 48-vjeçar, ekspert në vjedhje, i shpallur në kërkim kombëtar për një sërë vjedhjesh automjetesh, motorësh dhe targash në disa qytete të vendit, u ndalua nga Policia e Tiranës për llogari të bluve në Kuçovë. Report Tv mëson se i arrestuari është Marjan Hema, i cili kërkohej nga Policisë e Kuçovës dhe akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh të dokumentuara deri tani. Sipas hetimeve, Hema vepronte me një skemë të mirëorganizuar.

Në një qytet vidhte automjete ose motorë, më pas udhëtonte drejt qyteteve të tjera ku vidhte targat e mjeteve dhe i përdorte ato për qëllime kriminale. Targat i montonte në automjete të tjera ose dyshohet se i shiste në grupe të strukturuara kriminale, që i përdornin më pas për fshehjen e gjurmëve të veprimtarive të paligjshme.

Hetuesit po verifikojnë aktualisht nëse mjetet dhe targat e vjedhura janë përdorur në ngjarje të rënda kriminale. Në disa raste, 48-vjeçari modifikonte edhe vetë targat për të shmangur kontrollet e policisë. Në një prej rasteve, ai kishte ndryshuar një shkronjë të targës së motorit, duke e kthyer “R”-në në “P” për të mos u identifikuar.

Pas ndalimit, Hema ka dhënë deklarime kontradiktore, duke pretenduar se motorin me të cilin u kap e kishte blerë nga persona të tjerë, por ka mohuar se ishte i vjedhur. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale, kryesisht të lidhura me pronën.

“ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë”, njofton policia.

1758698309_motor.jpg

Motori i vjedhur nga Marjan Hema

Ora 10:00
Ekspert i vjedhjeve në vend, del foto e Marjan Hemës! I shpallur në kërkim për grabitje e armëmbajtje pa leje

1758700514_marjanhema.jpg

Personi që shihni në foto është 48-vjeçari Marjan Hema, i arrestuar së fundmi nga policia e Tiranës i akuzuar për vjedhje në seri, kryesisht automjete e motora. Ai akuzohet për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë”, njofton policia.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?