Një 33 vjeçar nga Delvina është plagosur duke punuar tokën pasi i ka plasur papritur një fishek. Si pasojë e shpërthimit, Hekuran Murtaj është dëmtuar në pjesën e krahut ndaj është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.
"Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Komento
Rrena...
Përgjigju