TIRANË- Në kulmin e rinisë, një 21-vjeçari iu prenë ëndrrat në mes, pasi nuk mundi ta fitonte betejën me ‘armikun e padukshëm’. Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve, ndërsa 21-vjeçari prej dy ditësh i shtruar tek Infektivi, luftoi shumë në një betejë ku nuk doli dot kryelartë si një hero.
Burime bëjnë me dije se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte sëmundje shoqëruese, talaseminë. Ndërkohë, tamponi i kishte rezultuar negativ, por ai mbahet në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të simptomave që kishte shfaqur.
Lajmi kryesor:
10 qytetarë humbin betejën me COVID, viktima më e re 21 vjeç! Sot 441 raste të reja
SI.E./ReportTv.al