Adriatik Roshi, i cili u dhunua barbarisht nga anëtarë të familjes Koçeku brenda berberhanes në Tiranë, është në gjendje stabël në Spitalin e Traumës, por ka politraumë dhe dëmtime në të gjithë trupin.
Thyerje kockash, nga koka te këmbët, përfshirë dëmtime në pjesën e barkut.
Gjendja stabël, është në pavion, por sipas mjekëve duhet mbajtur në kujdes të vazhdueshëm pasi mund të ketë përkeqësim të gjendjes nga momenti në moment.
Lajmi kryesor:
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
G.K/ReportTv.al