Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi
Anterio Kaloshi, 29 vjeç, ishte në kërkim si personi që ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, i cili u arrestua pak muaj më parë. Ai kishte marrë një shtëpi me qira në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku qëndronte së bashku me Bilbilin.
Ai gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, në kërkim dhe Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020. Në atentatin e dyfishtë të ndodhur në 2017, mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.
Anterio Kaloshi, së bashku me Laert Haxhiu, më 28 korrik i shpëtuan sërish policisë gjatë një operacioni në Lushnje për kapjen e tyre. Haxhiu është ende në kërkim, ndërsa Kaloshi u arrestua sot në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Kapet në Tiranë Meard Berberit, i kërkuar për sulmin me armë në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht! Arrestohet edhe miku i Orges Bilbilit
//ReportTv.al