Meard Berberi dhe Sulmi me armë në Hotel Voloreka

Kapet në Tiranë Meard Berberit, i kërkuar për sulmin me armë në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht! Arrestohet edhe miku i Orges Bilbilit

13 Gusht 2020, 18:06| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 22:15

  • Share

Sulmi me armë në Tushemisht më 8 gusht që iu bë pronarit të Hotel Volorekës Jetmir Muçllari, ka një tjetër të ndaluar, konkretisht kushëririn e organizatorit të këtij sulmi, Meard Berberi.

Ai ishte një nga personat e shpallur në kërkim dhe është ndalur në Tiranë, në shoqërinë e Anterio Kaloshit, i cili njihet edhe si mik i Orges Bilbilit, i arrestuar për masakrën e Lushnjes.

Gazetari i Report Tv Merin Maçi raporton se Maerd Berberi është ndalur dhe do shoqërohet në policinë e Pogradecit për të bërë deklarimet e tij  për sulmin me armë, ku dyshet se është i përfshirë. Ndërsa Anterio Kaloshi është i arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim, si mik i Orges Bilbilit, të cilit i kishte siguruar edhe shtëpinë me qira në Tiranë, ku fshihej nga policia.

Për arrestimin e Meard Berberit dhe Anterio Kaloshit nuk ka ende asnjë njoftim nga policia.

1597346753_berberi.jpg

Meard Berberi

Hotel Voloreka është vënë në qendër të dy atentateve me armë brenda 7 ditë, më 1 dhe 8 gusht, ku në fokus ishte pronari i saj Jetmir Muçllari. Për këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, mes tyre dhe Ilir Berberi, i njohur dhe si "Liri i Rushkës",  organizatori i sulmeve të kryera.

Ilir Berberi në rolin e organizatorit dhe në bashkëpunim me 4 personat e arrestuar,  Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Jetmir Muçllari  në dy atentate.

Nga sulmi i 8 gushtit, plumbat kanë dëmtuar 7 makina luksoze, ku 24 plumba kanë prekur makinën e Muçllarit.  Në videon e siguruar nga Report Tv ka qenë vetëm një person që ka hyrë e ka qëlluar në drejtim të makinave dhe hotelit. I maskuar dhe tepër i qetë në qëndrimin e tij, autori ka zbrazur 100 plumbat e kallashnikovit duke i marrë makinat me radhë dhe më pas ka qëlluar dhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit dhe dy dhomave të tjera, ku qëndronin turistët. Kanosja me armë ndaj pronarit të hotelit u bë që ai të mos dëshmonte në një seancë gjyqësore.

Ilir Berberi u arrestua në një çadër që kishte ngritur enkas në pyllin Vërdovë të Pogradecit, për t'u fshehur nga policia. Ai njihet  një  person me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ai është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Agron Gjyrezi.

Ndaj Berberit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Prishja e qetësisë publike" kryer në bashkëpunim".

Një ditë më parë Gjykata e Pogradecit vendosi masën 30 ditë me burg edhe për Mariglen Topuzin, si i përfshirë në sulmin me armë ndaj Hotel Volorekës.

Ora 18:23
Kush është Anterio Kaloshi, miku i Orges Bilbilit, bashkëpunëtor në masakrën e Lushnjes

1597336322_jurgenhoxhazamirlatifi.png

Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, ishte në kërkim si personi që ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, i cili u arrestua pak muaj më parë. Ai kishte marrë një shtëpi me qira në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku qëndronte së bashku me Bilbilin.

Ai gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, në kërkim dhe Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020. Në atentatin e dyfishtë të ndodhur në 2017, mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.

Anterio Kaloshi, së bashku me Laert Haxhiu, më 28 korrik  i shpëtuan sërish policisë gjatë një operacioni në Lushnje për kapjen e tyre. Haxhiu është ende në kërkim, ndërsa Kaloshi u arrestua sot në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trinity: 22/07/2024 09:50

    Po kto bejn kot Skan lidhje me gangot Kto Jan lango. Spiunojne nj tj skan lidhje me shoket, aty npogredes vtm bledi qose esht vekjo, kto dhe shokve jau kan me te futur

    Përgjigju
  • Marildo: 15/08/2020 17:47

    Marildo Maxhari. 10.04. 1988. Lindur ne Pogradec. Per sa i perket njgjarjes nuk jam i kenaqur me menyren se si shkoj situata. Jetmir Muçllari ne fisin tim ka dhene motren per djalin e xhaxhait tim. Djali i xhaxhait eshte njesoj si vllai, e gruaja e tij moter nene gjithcka per mua. Por ajo qe dua te them eshte mese e vertetê. Fajin e ka Jetmiri sepse nuk e degjoj Ilir Berberin pasi ky i shkoj per ti qetsuar gjerat si njeri i rritur dhe me emer shum te mire ne pogradec per te varfrit, per tregetaret qe hasin probleme, per te papunet qe perplasen tek ai, dhe cesht e drejta 1 pjestar familje apo farefisi nuk ka ne pune edhe pse shoke i ka te gjithe nga me i thjeshti e deri tek ai me autoritari. Ilir Berberi eshte shoku i femijerise se djalit te tezes se jetmir Muçllarit, (Ymer Minga) i njohur ndryshe si Meri i Lajes)" Ilir berberi ka pasur rrespekt per Jetmir Mucllarin madje perpara se te hapej hoteli dergoj vajzen e tij per ti futur hotelin ne booking. Dhe ky misjon u realizua me sukses. Arsyeja pse ilir berberi ka qene perpara gjykates ka qene kjo: duke marre shkas se Meardi eshte i dashuri familjarisht dhe gezon rrspekt familja e tij nga familja e Ilir Berberit. Dhe anasjelltas" por gjithashtu e njenta gje vlen edhe per jetmirin ne raport me Ilir berberin, per arsye te shokut te tij te femijerise (Meri i lajes.) Shkoj per ti sheshuar gjerat me ndihmen e logjikes si nje njeri i rritur dhe me pergjegjesi. Ketu gaboj Jetmiri, ka drejtesi por ka dhe nje zot lart. Dhe ne shpirt Ai e ndjen se eshte ne gabim te pakten me ilir berberin sepse i dha goditje te dyfishte, djalin ne burg dhe vete gjithashtu ne burg, me nje kope me femije te vegjel ne meshire te fatit. Arsyen e goditjes e di ai. Drejtesia tashme do beje detyren. Per sa i perket Meardi Berberit, kam punuar ne lokalin e tij si kamarjer per gati 7 vjet, aty nisa te rritem, te kuptoj se ceshte puna, nje familje shembull, njeres besimtare, bamires,. Tregetare te ndershem puntore dhe me pergjegjesi. Babai i tij ka pas luajtur rrolin e banakjerit, dhe gjithashtu Meardi dhe vellai i tij u rriten me edukaten e punes. U jam mirnjohes dhe shpresoj qe ende ka shpres qe palet te ndergjegjesohen dhe te falin gabimet njeri tjetrit,. Dhe ti lene pas keto lloj fryrjesh mediatike me thashetheme e me epitetete.

    Përgjigju
    • Rrote Tarri: 24/05/2023 20:45

      Kush e njeh Lilin e Rrushkes e di qe ky vjen nga nje familje perdhese me nje mama kurve dhe me nje fis te degjeneruar. Berberet jane pogradecare te vjeter por dega e Lilit eshte me perdhesja dhe me injorantja e qytetit.

  • tony: 14/08/2020 08:05

    ky qeka si taleban me ate mjekren

    Përgjigju
  • Hasan: 13/08/2020 23:21

    Ej akuza qenka e forte fare ... prishje e qetesise publike... qe denohet me gjobe... mininumi eshte tentative vrasje... mos them grup i strukturuar krimanl

    Përgjigju
  • A...: 13/08/2020 20:54

    Njata emra ku i gjejnë mor burra? Duken sikur vijnë prej nji botet tjetër?!!!!!!

    Përgjigju
  • Albania: 13/08/2020 20:07

    E dini kush eshte ilir berberi???? Kushuriri inendrejtorit super t koruptuar t policis vlore Gent berberi..... ta di edi rama

    Përgjigju
    • deni: 14/08/2020 07:53

      O shoku ngaterron ka... me dollarin Gentian Berberi eshte nga Bucimasi kurse keta trimat jane qytetare.

    • Toni: 13/08/2020 22:17

      Lushnjaren ku ta kesh spiun m*ti

    • O Albania 4: 13/08/2020 21:24

      Po kto qenkan si FIS kshu 1 kriminel, tjetri super hajdut. Nuk ecet perpara kshu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?