Nga Mero Baze
Kompletimi i drejtuesve të qarqeve nga Partia Demokratike, provoi keqpërdorimin dhe talljen që ju bë Komisionit “Ruli-Nishani”, nga kreu i PD Lulzim Basha.
Në fund të procesit të ashtuquajtuar “paraeleminator” në Partinë Demokratike, e vetmja gjë e eleminuar është puna e Komisionit.
Lulzim Basha për të hequr përgjegjësinë nga vetja, ngriti këtë Komision gjoja të pavarur vlerësimi për cilësinë e kandidatëve, dhe sot rezultoi se asnjë nga kriteret e shpallura të tij nuk u respektua, asnjë nga vlerësimet e tij për skualifikim nuk u respektua, plus anëtarë të Komisionit që u trajtuan si të pavarur, u shpallën vetë drejtues qarqesh.
Kështu, Mark Marku, drejtues i Qarkut të Lezhës, pasi përzgjodhi kandidat për gjithë Shqipërinë, vetë përzgjidhet nga Basha të jetë i pari i Qarkut të Lezhës, ndërkohë që kriteri i Komisionit ishte se, anëtarët do qendronin larg garës.
Më tej akoma, Tritan Shehu, i skualifikuar nga ky Komision për mungesë mbështetje në bazë të partisë, u zgjodh sot drejtues i Qarkut të Gjirokastrës.
Të kualifikuarit e Komisionit nuk i hyjnë më në punë askujt, pasi ata po prezantohen si pjesë e të drejtës së kryetarit për të mbushur 20 për qindëshin kryesor të listës, çka është në të vërtetë e gjithë pjesa fituese e listës.
Zhvlerësimi i Komisionit duket se mori rrugë nga momenti kur Berisha u përfshi në polemikë publike me Genc Rulin, pas sugjerimit të tij që Berisha nuk duhet të kandidonte.
Ai tha se Ruli shpesh është “viktimë e mençurisë së vet”, dhe në fakt prej atij momenti Basha zhvlerësoi vendimet e Komisionit dhe e bëri atë të paqenë si institucion, edhe pse e trumbetoi si zgjidhje demokratike.
Po ashtu, Komisioni duket se i hapi telashe dhe nga budallallëku Brenda, Partisë Demokratike, kur Bujar Nishani u përfshi në polemika me Romeo Gurakuqin, duke e akuzuar me dokumenta fallco për bashkëpunëtor Sigurimi dhe duke ngjallur ilaritet në degën e Shkodrës.
Zhvlerësimi i Komisionit me sa duket u bë i nevojshëm nga Berisha, si një gjë që nuk vlen dhe që PD nuk duhet ta marrë parasysh.
Tani të vetmit fatkeqë janë disa të skualifikuar, të cilët nuk kanë të gjithë fatin e Tritanit, por që kanë të drejtë të pretendojnë të jenë diku në listë, edhe pse jo në krye.
E vetmja risi që solli ishte polemika e Nishanit me Gurakuqin, por atë budallallëk Bujari mund ta bënte dhe pa qenë në Komision.
Kurse meraku i Besnik Mustafajt, se fjala e tyre do të dëgjohej, është realizuar. Fjala është dëgjuar, por nuk është pranuar.
Komisioni që u ngrit për të skualifikuar më të dobëtit, në fund doli e vetmja gjë e skualifikuar nga ky proces.
Opozita ika zyratbule Lane dhe produkt i Lanes eshte.
PërgjigjuCfare pene e arte, new York times eshte pak per nje gazetar te tille. Bravo se si ke lene gje opozites. Bota duhet te krijoje nje cmim special per gazetarin me te mire qe su le kusur opozitave. Mero do ta fitoje patjeter.
Përgjigju