Kronikë

I sollën trupin e ftohtë të djalit të vdekur, babai i 9-vjeçarit që humbi jetën në Greqi flet për mediat greke: Iku pa bërë zë, do të marr masa ligjore! Daja: Është rritur me sakrifica

22 Gusht 2021, 15:20| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 09:38

  • Share

Daja i 9-vjeçarit

Mes kaosit të dhimbjes së ikjes së djalit, babai i 9-vjeçarit që humbi jetën teksa po luante me shokët e tij në Zakinthos, ka mundur të flasë për përjetimet e forta dhe momentin që i sollën trupin e ftohte të fëmijës në duart e tij.

“Nuk kam fjalë...më sollën djalin të vdekur në duart e mi. Ma solli babai i shokut të tij dhe komshiu im. Ai iku nga kjo jetë menjëherë, nuk u dëgjua asnjë i bërtitur apo zë. Po luante me shokët e tij”, tha ai babai i viktimës së pafajshme i mbrëmjes së djeshme.

Ai tha se shokët e tij moshatar panë të gjithë skenën, ndërsa ishte pikërisht babai i njërit prej tyre që e mori në krah dhe duke u dridhur siç tregoi ai ia solli djalin në pragun e derës.

“E panë shokët kur ishte pa ndjenja...njeri prej tyre i tha babait të tij, i cili e mori në krah dhe ma solli duke u dridhur. Mund të kishin të njëjtin fat me djalin tim edhe fëmijë të tjerë dhe do të vajtonim për shpirtin e pafajshëm të tyre. Do veproj në mënyrë ligjore.”, tha ai.

Me zë që i dridhej dhe sy të mbushur në lot, daja i 9-vjeçarit i rrënuar nga kjo humbje tragjike, tha se familja ka bërë shumë sakrifica për ta rritur dhe është një dhimbje e papërshkrueshme mënyra e ikjes së tij.

“Nuk kam fjalë, iku një engjëll dhe e kemi rritur me shumë sakrifica vetëm ne i dimë gjërat që kemi kaluar për ta rritur dhe iku në këtë mënyrë...”, tha daja në pamundësi për të mbajtur lotët.


Lajmi kryesor:

Po luante tek kondicionerët e një hoteli, humb jetën në sytë e shokëve 9-vjeçari në ishullin helen, në pranga 2 persona! Babai: Më sollën djalin të vdekur në duar, nuk bëri zë kur iku


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?