Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se Edi Rama i ka dhënë shpërblim 220 mijë euro. Alibeaj thotë se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.
‘Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.’- shkruan Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Dorëheqja e kreut të PD, Berisha: Ka marrë shpërblim 220 mijë euro nga Rama! I përgjigjet Alibeaj: Nuk jam si Xeni që paguhet për gjithçka
M.Q./ReportTv.al