Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të PD-së i cili pak minuta më parë doli në një deklaratë për median duke deklaruar se Erion Veliaj ishte arratisur në drejtim të paditur nga Shqipëria dhe i kërkonte autoriteteve rikthimin e tij në mënyrë urgjente në Tiranë.
"O Sali, o fundërrinë e historisë, sa më shumë zhubravitesh në surrat, aq më shumë qelb Tiranën" shkruan Velian në një reagim të postuar në rrjetin social X Veliaj
Kryebashkiaku thotë se është larguar drejt SHBA-së për tu kthyer pas dy ditësh. Nënvizon se nuk e përkulin letrat anonime dhe se do të jetë në Tiranë për të festuar në sheshin Skënderbej ndërrimin e viteve por dhe përballë tij në betejën politikë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
"Do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji! Pis burrë!" shkruan Veliaj.
Postimi ne X
O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.
Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.
Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë jam mbështetës i drejtësisë së re dhe nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!
Pis burrë!
Çfarë deklaroi Berisha sot?
Lajme të shumta bëjnë të ditur se Erion Veliaj, bashkëpronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, që mungon, i pyllit 1 milion pemë që nuk ekziston, i modelit të vjedhjes 100 përqind me 5D, pasi mori zyrtarisht një seri akuzash, të cilat shkonin për përmasat e krimit nga 20 në 35 vite burg, sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur jashtë vendit, sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur
..............Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti, me qëllimin e vetëm që ai të largohej për të mos kompromentuar, për të mos u treguar shqiptarëve përmasat e vjedhjes së Edi Ramës dhe klanit të tij. Kërkoj dhe njëherë rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Ky akt është fytyra e vërtetë e narko-shtetit, e diktaturës. Erion Veliaj u përcoll pra jo vetëm për t’i shpëtuar dënimit, por për të fshehur krimet e Edi Ramës.
Një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u mor në pyetje në SPAK për 5 orë nga prokurori Ols Dado, Prokuroria e Posaçme njoftoi më 28 dhjetor zyrtarisht se ka nisur një hetim për 4 vepra penale, por se çështja është regjistruar ende pa një emrin e një personi nën hetim. Kjo do të thotë, se kryebashkiaku u thirr në SPAK si person që ka dijeni rreth çështjes në hetim dhe ndaj tij nuk ka një akuzë. Indicie për këtë hetim, sipas SPAK, është bërë kallëzimi i një personi të vetëidentifikuar si Nesti Angoni, i njëjti të cilin Veliaj e quajti një person anonim që nuk ekziston në asnjë regjistër të gjendjes civile. Veliaj e quajti këtë një kurth me letra anonime dhe sipas burimeve nga SPAK u kërkoi hetuesve ta thërrasin për deklarim edhe kallëzuesin anonim.
Kryebashkiaku mësohet se gjatë 5 orëve në SPAK, është pyetur edhe një për fluturim në vitin 2004. Pra, denoncuesi anonim i ka kërkuar SPAK-ut të gjurmojë, pasi sipas tij Veliaj ka qenë me një person tjetër në të njëjtin avion. Pikëpyetja që natyrshëm ngrihet, është se si e ka gjetur ky anonim inekzistent aksesin për të gërmuar në regjistrat e Aviacionit Civil dhe të gjejë një informacion kaq konfidencial se në avion me Veliajn 20 vite më parë ka qenë dhe një person tjetër, biznesmen, kur sistemi TIMS as nuk ka ekzistuar në atë kohë. Kush është burimi i “kallëzuesit anonim shumë të informuar” që ka gjetur një dokument jo publik nga lista e Aviacionit Civil.
O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë…
— Erion Veliaj #B40Presidency ???? (@erionveliaj) December 28, 2024
Ky djali perparimtar e europianist me kete fjalor ....çpaska ndodhur keshtu ?!! Ti paskan shtrenguar k.qet fort dje ne prokurori more djalosh trimosh kaferosh! Ti ke kohe qe e di fatin tend mor bushter me floke te shkurtra.
PërgjigjuMbaje veten o Lali se te beri Sali Qameti te ikesh nga mendja. Nuk ta kane borxh qytetaret e tiranes qe te kane votuar kete fjalor. Te ka zene frika mesa duket.
PërgjigjuErjon qeni nje dite do japesh llogari bashkie me eskobarin mediatik
PërgjigjuLali po te lene nervat, mbaje veten o burre! Te katansisi Sali Qameti ne nivelin e tij me kete gjuhe. Nese SPAK ta ka prere faturen atehere dy rruge ke. Ose aratisu si qelbesira Ahmetaj ose perballu me dinjitet nese ke.
PërgjigjuPo si ste vjen turp o Erjon Veliaj qe flet me ate gjuhe te piset
PërgjigjuVetëm dhunë nxirrni nga goja. Nuk duhet mbyllur tik-tok por goja juaj.
PërgjigjuSi ka mundēsi qē qenit bastard sali bajgēs si mbyllet goja por vetēm ri duke lef nga mēngjezi e deri nē mbrēmje.
PërgjigjuFjalor halabakesh i denje per te dyja palet
Përgjigjuah pse kshu Lali pse je acaru po te ngushtohet laku, do gjesh derman ke baba Sorros apo Lexi Sorros, eshte dita per drejtesi dhe fund hajduterise, makuterise, babazise, ju rilindas futet konceptin e vjedhjes totale e padegjuar dhe e papare edhe ne republikat e bananes
PërgjigjuLali!Lali Eri është acaruar me një shpifës ordiner,një kriminel,një eleminues shokësh siç boni babai i tij shpirtëror Enveri,anti Shqiptarë,shkatrrimtari i Shqipërisë,non grata,ky është Saliu yt Lali. Lali! Jo se Lali Eri është i kulluar por lërjani drejtësisë të vazhdojë punen e saj.
Jep llogori tashi legen ti me gjith Olsin se gjith llumi , qe keni jetu ne Detroit jeni bere milioniera prej ne millagji .
PërgjigjuDOREZO LEKET E HARABELIT ..VELIAJ...
PërgjigjuTE DY NJESOJ JENI ,,,HAJDUT NJERI,,E HAJDUT TJETRI....
Përgjigju...edhe vrases e antikombetar tjetri!