EKSKLUZIVE/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja flet për Report Tv: E nisa me makinë për në spital! Ambulanca u vonua, ia dhashë djalin në rrugë, ishte ende gjallë

18 Nëntor, 18:44| Përditesimi: 18 Nëntor, 20:29

  • Share

TIRANË- 14-vjeçari Martin Cani që u plagos me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në spital, u mor nga vendi i ngjarjes nga një grua me makinë pasi ambulanca u vonua. Njerëzit që ndodheshin në vendin e ngjarjes telefonuan ambulancën, por ajo u vonua për shkak të trafikut.

Agetina tregon ekskluzivisht për Report Tv të gjithë dinamikën e ngjarjes. Për shkak të vonesës së ambulancës, ajo e ka marrë djalin në makinë dhe është nisur drejt QSUT. Më pas, dëshmitarja tregon se e ka ndaluar ambulancën në mes të rrugës dhe i ka dhënë djalin me shenja jete, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës. 

Ajo tregon për Report Tv edhe momentin kur e pa djalin të shtrirë në tokë pasi e kishin plagosur me thikë. Disa njerëz e kishin rrethuar dhe i mbanin plagën, ndërsa i hidhnin edhe raki. Gruaja bashkë me një person tjetër kanë marrë djalin e kanë futur në makinë dhe janë nisur për në spital. Gjatë rrugës ai ka reaguar dhe ka nisur të bërtasë kur ka parë plagën.

“Shpirti i nënës, shpirti i mamit, ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë!” Këto janë fjalët që Agetina, i tha Martin Camit 14 vjeç, i cili u godit me thikë në zemër, jo shumë larg nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti.

Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time”, tregon ajo për Report Tv.

Të njëjtën dinamikë e pohon edhe një tjetër dëshmitare në një koment në rrjetet sociale, Christina Mitsi. Ajo shkruan se e telefonoi ambulancën kur djali ishte qëlluar me thikë, por për shkak të trafikut vonohej. Me ambulancën janë takuar tek bar 'Oslo', pranë spitalit të QSUT, ku i kanë dhënë djalin me shenja jete. Më pas ai është dërguar te spitali i Traumës nga ambulanca, por ndërroi jetë. 

"Ambulancen e kam kontaktuar une ne kohe rekord qe ngjarja ndodhi, ambulanca u pergjigj dhe u tregua shume e gatshme, si pasoje e trafikut nuk mund te prisnim sepse femija ishte ne gjendje te rende. Nje ambulance nga qsut ka ardhur dhe ka marr djalin ne kryqezim te Hoxha Tasimit, tek bar Oslo pak me afer spitalit QSUT", shkroi ajo. 

Report Tv kontaktoi edhe me të ëmën e 14-vjeçarit, e cila tha se ishte në punë kur mësuesja e telefonoi për t’i thënë se po i çojnë djalin te Trauma. Ndërkohë, në një video që siguroi Report Tv, një banore e zonës e irrituar tha se policia erdhi 1 ore e gjysmë me vonesë. 

konflikt direkt u përfshin 4 adoleshentë, nga shkolla “Fan Noli”, viktima Martin Cani dhe bashkëmoshatari i tij, shoku i skuadrës Dinamo U-15 ku luanin bashkë, Luis Meçja, i cili mbeti po ashtu i plagosur me plagë në gjoks, dhe po mbahet në kujdes nga bluzat e bardha. Në një spital privat në Tiranë, i dëmtuar është një i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë i shkollës "Fan Noli", ndërsa një shok i tij që ishte pjesë e konfliktit u shoqërua në polici bashkë me disa të tjerë dëshmitarë për të sqaruar konfliktin.

Ora 20:14
Një tjetër dëshmitare flet për vrasjen e 14-vjeçarit: E kontaktova ambulancën, por vonohej nga trafiku! U nisëm për në spital me makinë, e mori djalin në rrugë

Një tjetër dëshmitare flet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, i cili u giodit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatare që dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale. Në një koment në rrjetet sociale, Christina Mitsi, shkruan se ajo e mori ambulancën kur u godit djali, por për shkak të trafikut vonohej.

Djalin e kanë nisur me makinë drejt QSUT, dhe afër spitalit, një ambulancë e ka marrë tw miturin ende me shenja jete.

"Ambulancen e kam kontaktuar une ne kohe rekord qe ngjarja ndodhi, ambulanca u pergjigj dhe u tregua shume e gatshme, si pasoje e trafikut nuk mund te prisnim sepse femija ishte ne gjendje te rende, por reagonte, e morem me makine, nje Zonje me makine te kuqe, dhe une po e shoqeroja para duke i hapur rrugen. Ambulanca ka telefonuar gjithe kohes" ku je, ku jeni" si perfundim na ka dale afer QSUT sepse u drejtuam per te urgjenca aty pasi e kishim me afer. Nje ambulance nga qsut ka ardhur dhe ka marr djalin ne kryqezim te Hoxha Tasimit, tek bar Oslo pak me afer spitalit QSUT. Djali ishte i gjalle deri ne ate moment, jam drejtuar ne spitalin ushtarak pas ambulances dhe me thane eshte ne operacion. Aty takova dhe familjaret, por fatkeqesisht Martini nuk ja doli! Ngushellime Familjereve", shkruan ajo nw rrjetet sociale. 

 

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?