E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)

18 Nëntor, 14:35| Përditesimi: 19 Nëntor, 07:56

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, ku një 14-vjeçar mbeti i vdekur pas një sherri me thika mes adoleshentës pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’. I mituri humbi jetën në spital ndërkohë që shoku i tij Luis Meçja është ende duke marrë ndihmë mjekësore. Në një spital privat ndodhet dhe një adoleshent tjetër, i cili dyshohet të jetë autori, ndërsa tjetri është shoqëruar nga policia. 

“Shpirti i nënës, shpirti i mamit, ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë!”, këto janë fjalët që Agetina, një grua që u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes i tha Martinit 14 vjeç, i cili u godit me thikë në zemër mesditën e kësaj të hëne, 18 nëntor. Gruaja e mori në makinën e saj për ta nisur drejt Spitalit të Traumës, por Martin Cani nuk ia doli.

I mituri që ëndërronte të bëhej futbollist e humbi betejën për jetën, ndërsa ishte pjesë e ekipit U-15 me Dinamon. Gruaja që i dha ndihmë rrëfen për Report Tv dramën e minutave të para të sherrit mes disa të rinjve që përfundoi me një të vrarë e 2 të tjerë të plagosur.

"Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe në moment dëgjojë ulërima. Kur shoh, djali ishte përtokë dhe ishin mbledhur i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Për 3 minuta unë shpërndava gjithë turmën, mora djalin, kam hipur mbi trotuar, kam ecur me shpejtësi për në spital", tregon ajo. 

Në konflikt direkt u përfshin 4 adoleshentë, nga shkolla “Fan Noli”, viktima Martin Cani dhe bashkëmoshatari i tij, shoku i skuadrës Dinamo U-15 ku luanin bashkë, Luis Meçja, i cili mbeti po ashtu i plagosur me plagë në gjoks, dhe po mbahet në kujdes nga bluzat e bardha, nxënës pranë shkollës “Mustafa Qemal Ata Turku” në Sauk, i cili po merr mjekim te Trauma me plagë në gjoks. Në një spital privat në Tiranë, i dëmtuar është një i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë i shkollës "Fan Noli", ndërsa një shok i tij që ishte pjesë e konfliktit u shoqërua në polici bashkë me disa të tjerë dëshmitarë për të sqaruar konfliktin.

Banorët e zonës, të irrituar me ngjarjen e rëndë hedhin akuza ndaj policisë, e cila sipas tyre mbërriti me vonesë në vendngjarje.

"E vranë para syve tanë, policia erdhi me vonesë", tha një banore. 

Gruaja që i dha ndihmën e parë, ia dorëzoi djalin e plagosur të parës ambulancë që rastisi në rrugë. Më vonë u rikthye në spital me shpresën se Martini ia kishte dalë. Në makinën e saj mbetën sendet e tij.

Atletet e çunit ndodhen në makinën time, për fatin e keq. Dua që të ketë shpëtuar se unë ia dhashë ndihmën e parë, gjak nuk ka as në makinë, as në rrugë, por nuk e di çfarë u bë.

Sherri mes 2 grupeve dyshohet se ka nisur më herët në rrjetet sociale, ndërsa policia akoma e ka të qartë dinamikën. Nga ajo që deri më tani dihet, grupi i djemve janë takuar në një rrugicë qorre pranë shkollës “Fan Noli”, fillimisht mes tyre ka nisur debat verbal, për të vijuar me grushte dhe në fund me nxjerrjen e thikave.

Hetuesit po punojnë për sqarimin e ngjarjes përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi sherri, ndërsa të miturit po merren në pyetje në shoqërinë e psikologëve, për shkak të moshës. Nuk përjashtohet mundësia që mes dy grupeve të shkollave të ndryshme të ketë pasur konflikt edhe më herët gjatë ditës.

Ora 23:05
Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ‘Fan Noli’: Nesër mësimi nis ndryshe, s’do e shohim më në bankë pas 9 vitesh! Të tronditur

1731967591_martincani.jpg

Shkolla ‘Fan Noli’ ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët. Në një reagim në Facebook, shkolla ‘Fan Noli’ , shkruan se u tronditën nga kjo ngjarje dhe nesër shkolla do të nisë ndryshe pa Martinin.

“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm  të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll”, shkruan shkolla ‘Fan Noli’.

Ora 22:59
FOTO/ Plagosja e 14-vjeçarit, të afërm e shokët e skuadrës mblidhen te Trauma

14-vjeçari Luis Meçja është ende në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur pas sherrit me thika pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Shoku i tij Martin Cani ndërroi jetë te Trauma, ndërkohë që Meçja ende po merr ndihmë mjekësore dhe ka katër plagë.

Familjarë të shumtë dhe miq dhe shokët e skuadrës me të cilin luan adoleshenti janë mbledhur te Trauma për të mësuar për gjendjen e tij.

Ora 22:11
Vrasja e 14-vjeçarit, trajneri flet për Report Tv: Ishte ndër djemtë më të mirë në ekip, sot e prisja në stërvitje

1731964338_egertbakalli.png

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari Martin Cani që humbi jetën pas një sherri sot, tregon si ai ishte djalë shembullor. Në një bisedë telefonike për Report Tv, Bakalli thotë se 14-vjeçari dhe shoku i tij Luis Meçja ishin pjesë e U-15 Dinamo.

Trajneri shprehet i tronditur nga ngjarja dhe tregon se dje 15-vjeçari kishte marrë pjesë në ndeshje. Madje ai thotë se dyshohet se Martin Cami ishte zënë me autorin që të premten, pasi ishin përplasur me njëri-tjetrin.

“Martin Cani dhe Luis Meçja janë futbollistë me ekipin tim. Janë dy nga djemtë më të mirë që kam në ekip. Dje kishim ndeshje në Kavaje dhe ishin edhe Martin Cani dhe Luis Meçja në ekip dhe tani pasdite kishin edhe stërvitje.  

Ishin nxënës të klasës së 9. Cani e Mecja ishin shok me njëri-tjetrin.  Thonë se Martini ishte zënë që të premten me atë djalin. Thjesht ishin përplas me njëri-tjetrin ndoshta trup më trup, ishin cekur dhe i kishin thënë njeri tjetrit apo ai këtij ta tregoj unë të hënën”, tha trajneri në një komunikim me Report Tv.

Ora 19:18
14-vjeçari që humbi jetën në Tiranë, futbollist i Dinamos! Reagon klubi: Jemi të tronditur nga lajmi tragjik

1731954669_martincani.jpg

Ekipi FC Dinamo City ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cami në Tiranë pas një sherri me thika me bashkëmoshatarë. 14-vjeçari ishte pjesë e Dinamo U-15.

Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.

U prehsh në paqe Martin!

 

Ora 18:10
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', Begaj: Ndal promovimit të dhunës!

Foto: Bajram Begaj

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili përcolli ngushëllim për familjen dhe bëri apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

“Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen”, shkruan Begaj duke iu drejtuar prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit.

Gjithashtu Begaj bën thirrje për rikthimin e shoqërisë shqiptare te vlerat dhe distancimin nga modelet e dëmshme që u ofrohen sot fëmijëve dhe të rinjve.

"Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë. Fëmijët dhe të rinjtë tanë", shprehet Begaj - meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.

Mesazhi i plotë

Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe.

Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij!

Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur!

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen.

Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.

Ora 17:57
Sherri me thika mes nxënësve në Tiranë, 14 vjeçari që ndërroi jetë luante futboll për Dinamo U-15

1731948825_martincani.jpg

Foto: Martin Cani

14 vjeçari që humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, mësohet se merrej me sport.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Martin Cani luante për Dinamo U-15.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur sapo fëmijët kanë mbaruar mësimin dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ora 17:52
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, Ministria e Arsimit: Thellësisht të tronditur, të zbardhen rrethanat e ngjarjes

Ministria e Arsimit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen që tronditi sot kryeqytetin, ku u vra një 14-vjeçar, si pasojë e një sherri me thika në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën "Qemal Stafa", Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Ora 16:09
Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarja e irrituar: E vranë fëmijën para syve tanë, policia erdhi pas 1 ore e gjysmë

Një ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, ku një 14-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u godit me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët.  Një qytetare duket e irrituar në këtë video që sjell Report Tv, teksa dëgjohet të thotë se fëmijën e vranë para syve tanë dhe se policia erdhi me 1 orë e gjysmë vonesë.

Ora 16:09
Del emri, kush është 14 vjeçari që vdiq pas sherrit me thika me bashkëmoshatarët në Tiranë

1731942860_tirane.PNG

14 vjeçari i cili ndërroi jetë sot pas sherrit me thika me bashkëmoshatarët është identifikuar si Martin Cani.

Ndërkohë adoleshenti tjetër Luis Meçja ndodhet ende në spital.

Burime për Report tv bëjnë me dije se adoleshenti ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Ora 16:01
14-vjeçari vdiq pasi u qëllua me thikë, e ëma për Report Tv: Isha në punë kur mësuesja më tha po të çojmë djalin te Trauma! Ishte nxënës i mirë, s’e di pse është zënë

1731942385_vrasjaemartincamit.JPG

14-vjeçari Martin Cami ka ndërruar jetë pas një sherri me bashkëmoshatarët pasditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçari Fan Noli. E ema e adoleshentit, në një komunikim me Report Tv tregoi se ishte në punë kur mësuesja e ka telefonuar dhe i ka thënë që po i dërgojnë djalin te Trauma.

Ajo thotë se nuk ka asnjë dijeni se përse janë zënë.

“Nuk di pse është zënë. Isha në punë kur më mori mësuesja dhe më tha që djalin po e nisim te Trauma. Ishte nxënës i mirë, nuk dallova asnjë shenjë që mund të kishte”, tha nëna për Report Tv.

Ora 15:21
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes

Krimi i ndodhur sot në Tiranë, me vrasjen e një 14-vjeçari pas përleshjes mes nxënësve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është bërë objekt edhe i debateve dhe përplasjeve parlamentare në Kuvend. 

E para ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa, që e nisi fjalën e saj duke folur për ngjarjen tragjike dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë në shkolla, teksa në sallë diskutohej buxheti i shtetit.

Teksa Zhupa u shpreh se “ky ishte rezultati i sigurisë në shkolla dhe buxhetit të mazhorancës”, ka ardhur edhe përgjigjja nga ana e ministres së Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, që shprehu keqardhjen, duke kërkuar që edhe në Kuvend të ndalet gjuha e urrejtjes dhe të promovohen vlerat.

Manastirliu theksoi se “duhen forcuar më shumë mekanizmat e sigurisë në shkolla”. Por Zhupa bëri përgjegjëse ministren e Arsimit dhe atë të Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin tha se nuk ndodhej fare në Kuvend.

Debati në Kuvend, për vrasjen e 14-vjeçarit:

Ina Zhupa: Një 14-vjecar është vrarë para derës së shkollës “Fan Noli”. E kuptoni sa jashtë realitetit është buxheti juaj që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla? Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangë sherrin me thika në derën e shkollës. Paratë janë, por vetë propagandë bëhet për sigurinë në shkolla.  Ministri Balla dhe Ministrja Kushi shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë në shkolla, por nuk e di ku e kanë arkivuar atë paketën, ministrat e rinj Hoxha dhe Manastirliu. Është rritur siguria në shkolla thotë Manastirliu. Ky është rezultat i punës tënde të mrekullueshme dhe e buxhetit tuaj të mrekullueshëm. Duhet të mbani përgjegjësi bashkë me këtë ministrin e brendshëm, që nuk ka ardhur fare sot! Manastirliu duhet japësh dorëheqjen dhe të ikësh me turp nga ky skandal, pasi keni dështuar që me psikologët në shkolla, te oficeret e policisë në shkolla. 

Ogerta Manastirliu: Jam e tronditur nga humbja e jetës së një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes. Dhimbja është vërtetë e madhe. Është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë. Na fton që si përfaqësues të qytetarëve të angazhohemi më shumë për ambient më të sigurt për fëmijët tanë. Të forcojmë edhe më shumë mekanizmat e parandalimit dhe ndërhyrjes së shpejtë, duke luftuar dhunën e të gjitha formave. Edhe ne kemi rolin tonë në këto seanca. Të jemi shembull të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit dhe të promovojmë vlerat e respektit për njëri-tjetrin.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zakarel zaka: 19/11/2024 08:26

    JIP DOREHEQJEN O MINISTRE KEMI FEMI NE SHKOLL

    Përgjigju
  • ilo: 19/11/2024 06:10

    FAMILJE E POSHTER,,,FEMIJA TE DENOHET 30 VJET BURG,,,JlKURSE FAMILJA TE PERZIHET NGA TIRANA,,TE SHKIJNE ATJE NGA KANE ARDHUR,,,MALOKE TE QELBUR....U SHOFSHI ME KUC E ME MAC ISHALLAH...

    Përgjigju
  • Iris: 19/11/2024 02:47

    Vrasesi perdori thike,por mund te kishte perdorur arme te nxehte e te vriste njelloj sic ndodh rendom ne U.S ku behen masakra ne mase,por atje nuk kane nje Berishe e Rame per t'a fajesuar sic veprohet ketu.Rrjetet sociale,familja,shkolla,shoqeria,koha ku jetojme,mosha,mendesia prej shqipoje dhe gjakenxehtesia e fitili i shkurter qe na karakterizon,etj mund te listonim me shume shkaqe,por viktima do te mbetet thjesht nje tjeter statistike nese nuk veprohet e nuk ndryshohet kjo gjendje.

    Përgjigju
  • Ylli: 19/11/2024 00:27

    Kjo gje ka filluar qysh ne 90 ten per arsimin shqiptar.Erdhi duke u degraduar gjithe kohes.Fajtore klasapolitike qe zihen ne parlament ,fajtor Saliu,Edi,Iliri e gjithe ata qe u shkojne mbrapa,fajtore ministria e arsimit qe vendos dfejtues militante te nivelit medioker qe bejne like ne fb ministrave apo politikaneve,fajtore nenat e femijve qe e kane mendjen tek tangat apo thonjte me xhel ,fajtore baballaret e paafte qe nuk mbajne dot timonin e familjes e ne fund mesuesit qe jane bishti i inteligjences ku ralle gjen kokrra qe meritojne respekt.Mesues qe nuk kane nje sindikate te mbroje te drejtat e tyre por lepijne drejtuesit dhe partite politike.Te gjithe fajtore.E ne fund fajtorè ne qe rrime ketu ne kete vend llum

    Përgjigju
  • Elsa: 18/11/2024 22:30

    Ngushëllime familjes për këtë dhimbje dhe humbje kaq të madhe.Zoti u dhëntë forcë.Nuk duhet të gjendemi në situata të tilla që kujtohemi që po rrisim një brez me një shembull të shëmtuar dhune ku interesi shkon i gjithi në debatet e qelbura politike fasadë. Ndërkohë që ulen dhe ndajnë milionat bëjnë sikur zihen për 150 mijë lekë pensioni.Dhe ne si prindër jemi përfshirë në këtë vorbull të shëmtuar duke harruar të bëjmë qoftë dhe një dialog të vogël për të kuptuar se diçka nuk ka shkuar me fëminë në një ditë shkolle. Mos flasim pastaj për mësuesit. Ku ishin mësuesit kur dëgjuan gjithë atë zullumahi fëmijësh që qanin dhe bërtisnin, vraponin. Ku do ta gjejnë guximin ,ku me pafytyrësinë e radhës do ti bëjnë homazhe nesër këtij fëmije.Apo të qenit mësues vlen vetëm për dhuratën e 7 Marsit për të cilën ankohen ndonjëherë sepse nuk ishin sipas pritshmërive. Kujtimi i këtij fëmije duhet të na bëjë të gjithëve të ma vijë turp nga vetja.

    Përgjigju
  • neri: 18/11/2024 22:26

    ky femije viktime tregon se shoqeria eshte egersuar shume kohet e fundit, politikanet e kane mendjen vetem tek hallet e tyre si te rrembejne pushtetin, e kane abandonuar popullin.

    Përgjigju
  • Lushka: 18/11/2024 21:10

    Skam fjale ta komentoj. Turp per ter eliten politike. U shkrifshi me edi rama me sali berisha e me ilir meta. U shkrifshi te gjithe ju rdhe zagaret qe ju vijnr nga mbrapa. U djegshi sic po digjet ajo familje qe e priste ne shtepi birin e vogel. Pse ore deri ketu duhet te arrinte ky komb mjeran. Qe ne vend ti mesonit dashuri respekt edhe lumturi. Cfare i dhate pervec burgjeve droge e dhune fizike e psikologjike. Shkundeni veten o njerez stop dhunes stop gjerave te keqija stop cdo gjeje qe ndikon keq kundrejt ketij populli.

    Përgjigju
    • Gurguri: 18/11/2024 21:31

      Lushka i thene te gjitha. Kur do i vij ora te zhduken njeher e mire keta qelbesira qe vetem po mbjellin droge, arme edhe jorrupsion kudo sa po marin edhe jeten e femijeve Te denohen edhe prinderif e atyre vrasesve bashke me femijet kriminel me thika qe ne moshe te vogel. Ngushellime famitjes e ju orefte shpirti ne paqe engjellit te vogel.

  • Njeri: 18/11/2024 20:28

    Kjo ngjarje ka me shume se sa nje viktime,pasi dhe 14 vjecari qe ka perdorur thiken,eshte viktime e kultures se dhene nga prinderit... babai i tij te merret ne burg,me xhaxhain ,djalin e halles,tezes etj etj... Pergjegjes kryesore te fatkeqesise..

    Përgjigju
  • Lushnja: 18/11/2024 20:12

    Saliu e shkaterroj kete vend

    Përgjigju
  • Taulanti: 18/11/2024 19:53

    Një ngjarje shumë e rëndë, ku faji është i punjësve të policisë, ku janë masat për paketën e sigurisë në shkolla, kush e trajtoi konfliktin që kanë patur, pse nuk u shoqëruan në prezencë të prindërve, e psikologëve, kjo ngjarje do të ishte parandaluar.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/11/2024 19:27

    Promovoni dhunen cdo dite o mostrat e politikanes dhe showbizzit shqiptar, nga mengjesi deri ne darke. Emeroni mesues e drejtora shkollash te dhunshem e injorante, mjerane e te paafte me te vetmen aftesi qe jane militante partie. Femijet jane viktima te llumit qe jetojne e shikojne cdo dite ne kete vend.

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/11/2024 18:39

    Sigursht qe ngjarja eshte shume e rende dhe pergjegjesia e drejtuesve ne shkolle duhet te dale. Gjeja qe me ben me shume pershtypje qe kur analizohen veprimet kriminale te minoreneve, prindet e ketyre krimeleve nuk vihe para ligjit qe jane pergjesit kryesore per veprat e femijeve te tyre, sigurisht qe edhe administrata e shkolles ka pergjegjesi amministrative. Prinderit jane bashke fajtore me femijet e tyre minorene.

    Përgjigju
  • Dea: 18/11/2024 17:50

    O njerez te qelbur nga koka tr kembet qe doni te shfrytezoni cdo dite zie personale per interesat tuaja. O plehra ti Ina zhupa me shoke, qe promovoni vetem dhune verbale , psikologjike e fizike. Ju jeni vrases te kesaj shoqerie , nga ju duhet drejtuar gishti sepse keni marre votat e zgjedhesve per te punuar per ta e jo per te djegur e vrare . Juve duhet te shkoni te gjithr bashke pas hekurave sepse e meritoni. Berisha ne krye, nga pas vokshi , ndoka , bardhi ti zhupa etj etj me rradhe pas tij. E shkaterruat kte vend ja vrate te ardhmen ketyre femijeve me dhunen dhe pasigurine qe keni shkaktuar gjithe kto vite e gjithe klasa politike majtas e djathtas.

    Përgjigju
    • Ops: 18/11/2024 18:54

      Ik o mole se qenke sufllaqexhi

    • Pa Emer: 18/11/2024 18:47

      Ministresha duhet te jape dorheqjen

  • Linda: 18/11/2024 16:46

    Moj zhgarravin Ina Zhupa moj psikopate ka ardhur koha qe grupi juaj kriminal qe rri gjithe diten rrugeve duke djegur dhe shkaterruar qe provokoni ne te gjitha format dhunen ne shoqerin shqiptare ju duhet hequr per gjithmone mandati i deputetit!! Fatkeqesisht nje familje humbi femijen dhe kete humbje ju banditet e Berishes doni ta shfrytezoni per interes te "free Berishes" qe e pafshim sa me shpejt ne banken e te akuzuareve ne Hage dhe ju te gjithe bashk o kriminel te lindur!!

    Përgjigju
    • Helio: 19/11/2024 08:20

      Shume sakte.. Ai kerma sali duhet djeg i gjalle!!

    • Ops: 18/11/2024 18:54

      Komentoni se keni neser sufllaqe

    • Raku: 18/11/2024 17:22

      Po lere zhupen por mbetet ngjarja e rende qe nje 14 vdiq!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?