Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', Begaj: Ndal promovimit të dhunës!

18 Nëntor, 18:10| Përditesimi: 18 Nëntor, 18:18

  • Share

Foto: Bajram Begaj

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili përcolli ngushëllim për familjen dhe bëri apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

“Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen”, shkruan Begaj duke iu drejtuar prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit.

Gjithashtu Begaj bën thirrje për rikthimin e shoqërisë shqiptare te vlerat dhe distancimin nga modelet e dëmshme që u ofrohen sot fëmijëve dhe të rinjve.

"Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë. Fëmijët dhe të rinjtë tanë", shprehet Begaj - meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.

Mesazhi i plotë

Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe.

Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij!

Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur!

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen.

Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?