Shkolla ‘Fan Noli’ ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët. Në një reagim në Facebook, shkolla ‘Fan Noli’ , shkruan se u tronditën nga kjo ngjarje dhe nesër shkolla do të nisë ndryshe pa Martinin.
“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll”, shkruan shkolla ‘Fan Noli’.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al