Prokuroria e Posaçme kërkon që Shkëlzen Berisha të japë sqarime si dëshmitar para gjykatës së Posaçme, në gjyqin për Fatmir Mediun ish ministër i Mbrotjes në kohën e masakrës së Gërdecit.
Dhe Sali Berisha nuk humb kohë për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme
“Siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës. Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale. Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë? Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin” deklaroi mesditën e sotme Berisha në një konferencë për median pak orë pasi u mësua se SPAK kërkonte Shkëlzen Berishën në gjyqin e Fatmir Mediut.
Më tej mbron dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha i përzier në tregtinë e armëve dhe në skandalin e Gërdecit, që i kushtoi jetën dhjetëra banorëve të marrë në punë me rroga qesharake për të çmontuar municione.
“Dhe e fundit, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!
Në një Intervistë të transmetuar në Report Tv më 9 shkurt 2023 ish-zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, ka thënë për Report Tv se Efraim Diveroli erdhi në Tiranë për të negociuar çmimin e fishekëve në Gërdec, dhe se në këtë takim ishte i pranishëm edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji.
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Lajmi kryesor:
Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon të pyeten 71 dëshmitarë për masakrën e Gërdecit! Mes tyre, për herë të parë edhe Shkëlzen Berisha (EMRAT)
S.G//ReportTv.al