Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon të pyeten 71 dëshmitarë për masakrën e Gërdecit! Mes tyre, për herë të parë edhe Shkëlzen Berisha (EMRAT)

22 Shtator 2023, 10:22| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 07:53

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën si dëshmitar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008.

Ish ministri i Mbrojtjes akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.  

Kërkesa u paraqit sot (22 shtator 2023) në Gjykatën e Posaçme e cila zhvilloi seancën e radhës ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu pas tërheqjes së tij nga gjykimi i shkurtuar dhe pranimin e vijimit të një hetimi të zakonshëm gjyqësor, vendim i marrë më 8 shtator 2023. 

Në këto kushte Prokuroria paraqiti kërkesën për gjykim si dhe listën me 71 dëshmitarë të cilët ajo kërkon të thërrasë në gjyq si dëshmitarë dhe kërkesën për provat shkresore që i vë në dispozicion. 

Delijorgji, Pinari e Minxolli rikthehen në gjyq
Përveç Shkelzen Berishës, lista e SPAK përfshin edhe shtetasit amerikanë dhe të pandehurit e dosjes së parë për tragjedinë e Gërdecit. Nga 71 dëshmitarë në listë, mes tyre dhe shtetas amerikanë, 19 prej tyre janë të pandehurit e dosjes së parë për masakrën e Gërdecit

Mes 19 dëshmitarëve janë dhe biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

Gjithashtu është thirrur të dëshmojë edhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.  Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështetet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit,  Anjola Agolli, dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.  Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mediu kërkoi 90 dëshmitarë
Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë nisur dhe nga numri i madh i dëshmitarëve të cilët pritet të dëgjohen në gjykatë. Ndërkohë  vetë Fatmir Mediu kërkon që të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.

Gjykata e Posaçme njoftoi se seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir mediu, do të mbahet më 29 shtator.

Lista e emrave të dëshmitarëve të SPAK i thërret në gjykatë:

  • 1. Feruzan Durdaj
  • 2. Zamira Durdaj,
  • 3. Afërdita Canga
  • 4. Alketa Hazizaj,
  • 5. Fejzi Shehu,
  • 6. Rigon Durdaj,
  • 7. Mimoza Kruja,
  • 9. Hekuran Kaca
  • 10. Shkëlqim Prini
  • 11. Nikolin Hazizaj,
  • 12. Mirela Hazizaj,
  • 13. Drita Cani,
  • 14. Ramazan Alla,
  • 15. Uran Deliu,
  • 16. Mirela Dvorani,
  • 17. Ndue Nikolli
  • 18. Adelina Cani,
  • 19. Ilir Kranja,
  • 20. Veiz Muço,
  • 21. Murat Zguri,
  • 22. Fejzi Shehu,
  • 23. Caje Ciku,
  • 24. Arta Prini (Zela),
  • 25. Qemal Mema
  •  26. Zigur Canaj,
  • 27. Julian Pando,
  • 28. Petrit Behari,
  • 29. Zabit Cuku,
  • 30. Sadik Sula,
  • 31. Agim Vrana,
  • 32. Shaban Brahushi,
  • 33. Begator Mane,
  • 34. Bujar (Abdullah)Nasufi,
  • 36. David Clark Howell
  • 37. William Merrit Hart,
  • 38. Sidney Tison Macintyre,
  • 39. Rodney Spenser Taylor,
  • 40. Kol Dedgjonaj,
  • 41. Ismet Drenova,
  • 42. Ardian Mullahi,
  • 43. Plarent Ruka,
  • 44. Bardhyl Hoxha,
  • 45. Sokrat Papadhima,
  • 46. Viktor Përshqefa,
  • 47. Anila Lala (Gjergji),
  • 48. Liza Maksuti,
  • 49. Alma Zili
  • 50. Anjola Agolli,
  • 51. Aldo Bumci,
  • 52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
  • 53. Ylli Pinari,
  • 54. Luan Hoxha
  • 55. Armand Tartari
  • 56. Ndue Marku,
  • 57. Jorgo Mino,
  • 58. Fatbardh Kuçi,
  • 59. Gëzim Oshafi,
  • 60. Denis Hajdari,
  • 61. Agim Babameto:
  • 62. Shkëlzen Madani,
  • 63. Rezart Tërshana,
  • 64. Besnik Dauti,
  • 65. Dashnor Çaushi,
  • 66. Fari Toska,
  • 67. Zenun Fero,
  • 68. Hilmi Laçaj,
  • 69. Sokol Ngjeçi,
  • 70. Mihal Delijorgji,
  • 71. Dritan Minxolli

Roli i dëshmitarëve
Sipas Kodit Penal, personat që thirren si dëshmitarë në gjykatë kanë detyrimin të tregojnë gjithçka dinë në mënyrë të vërtetë, në të kundër rrezikojnë dënimin nga gjobë deri në dy vjet burg. Ndërkaq, refuzimi për të dëshmuar dënohet deri në një vit heqje lirie. Avokatët kanë kërkuar edhe kryerjen e një ri-ekspertimi mbi shkakun e shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, duke aluduar se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një akti të qëllimshëm. Pas rihapjes së hetimeve, SPAK e ka akuzuar Fatmir Mediun për shpërdorim detyre në dosjen Gërdeci e cila u dërgua për gjykim në shkurt të këtij viti. Procesi u shty për 7 muaj për shkak të kërkesave proceduriale nga avokatët e ish-ministrit dhe përfaqësuesit e viktimave.      

Tragjedia e Gërdecit

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.  

Ora 13:36
I thirrën në gjyq Shkëlzenin, Berisha sulmon SPAK dhe mbron të birin

Prokuroria e Posaçme kërkon që Shkëlzen Berisha të japë sqarime si dëshmitar para gjykatës së Posaçme, në gjyqin për Fatmir Mediun ish ministër i Mbrotjes në kohën e masakrës së Gërdecit.

Dhe Sali Berisha nuk humb kohë për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme

“Siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës. Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale. Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë? Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin” deklaroi mesditën e sotme Berisha në një konferencë për median pak orë pasi u mësua se SPAK kërkonte Shkëlzen Berishën në gjyqin e Fatmir Mediut. 

Më tej mbron dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha i përzier në tregtinë e armëve dhe në skandalin e Gërdecit, që i kushtoi jetën dhjetëra banorëve të marrë në punë me rroga qesharake për të çmontuar municione.

“Dhe e fundit, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!

Në një Intervistë të transmetuar në Report Tv më 9 shkurt 2023 ish-zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, ka thënë për Report Tv se Efraim Diveroli erdhi në Tiranë për të negociuar çmimin e fishekëve në Gërdec, dhe se në këtë takim ishte i pranishëm edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji.

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.  

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 22/09/2023 14:24

    E quajne sukses thirrjen si deshmitare dhe kaq!Kjo eshte shqiperia e superkorruptuar dhe qe nuk do dreqet kurre!

    Përgjigju
  • Bashkim: 22/09/2023 12:57

    I mungon listes shoku dhe shpetuesi i Mediut nga eleminimi politik i Berishes. Ai qe i rrihte krahet live ne Gerdec pas "incidentit teknologjik". Edi Rama.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 22/09/2023 12:02

    Kur do ndodh kjo se mos eshte fllusk sapuni si heret e tjera dhe keta legena keta hajduter e vrases me shum se nje person tallin menderen me viktimat e kesaj tragjedie te pa shoq vetem per pasurimin e familjes kriminale te sali qenit. Ishalla do zoti dhe keto fakiret qe humben femijet dhe te dashurit te ngushellohen sado pak e keta kriminela te marin denimin e merituar sado qe me mjaft vonese. Un jam nje ish ushtarak dhe kam pare e numuruar mjaft lloje municionesh dhe kur futeshim neper depo e tynele qe nuk kishin me shum se 150-200 ton municione kur futeshim brenda e para me shum frik dhe dyta me masa sigurije shum te rrepta qe krahasuar me ate municion qe grumbulluan te babeziturit ne gerdec as qe krahasohet me 7000 ton nga kjo rreth 3000 vetem barut pa fijen e siguris ne fush te zotit. Sipas rregullave sasia e demontuar duhej asgjesuar baruti brenda dites,kurse keta kriminela i gjeten treg edhe barutit dhe e grumbulluan ne ate sasi te pa precedent. Keto s'ka ligj qe ti denoj eshte e paimagjinueshme,vret tjetri nje person dhe denohet per jet,Jo me 26, qindra te plagosur nga keta pjesa me e madhe invalid dhe deme materjale te pa konsiderushme. Un keto i them me fakte se jam ne zonen e shperthimit.

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 22/09/2023 11:15

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci , vazhdon punen edhe pse ka dosje ne prokurorine e shkodres. Ka ber Korrupsion mosdeklarimi pasurise shperdorim detyre. Ka 900 milion lek cash ne shtepi 3 makina e pasuri. Kujdes mjekja eshte me dy fytyra ben loje te dyfishte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?