Rrëfimi i David Packouz për Report Tv: Si Shkëlzen Berisha priti në zyrë Diverolin e negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec! S'na treguan se ishin kinezë

22 Shtator 2023, 12:58| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 13:17

  • Share

*Intervistë e transmetuar në Report Tv më 9 shkurt 2023

Shkëlzen Berisha është thirrur për herë të parë në gjyqin e Gërdecit nga SPAK për të sqaruar disa momente kyçe të dosjes. Report Tv rikthen një intervistë ekskluzive të ish-zëvendës presidentit të kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz dhënë më 9 shkurt 2023, në të cilin flet për lidhjet që politika kishte në mënyrë direkte me shitjen e fishekëve në "fabrikën" e demontimit në Gërdec edhe pse me dijeni se ishin prodhim kinez.

Në intervistën e dhënë për Report Tv, Packouz thotë se me Shqipërinë u lidhën nga miku i tyre Henry Tome (Heinrich Thomet), që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë. Ai thotë se në takimin që u zhvillua në Tiranë mes Diverolit, Ylli Pinarit dhe Delijorgji, ka qenë edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha që e kanë njohur menjëherë.

Sipas tij problem ka qenë se fishekët shiteshin shumë shtrenjtë. Dhe Diveroli zgjodhi të vinte vetë të negocionte çmimin, nga 4 dollarë në 2 dollarë copa.

Intervista e plotë dhënë për gazetarin Arbër Hitaj

Zoti Packauz faleminderit që pranuat këtë intervistë për Report TV në Studio Live, e para për median shqiptare.
Faleminderit juve për ftesën.

Një pyetje të thjeshtë, si e filluat biznesin e blerjes së municioneve nga Shqipëria dhe shitjen ndaj ushtrisë Afgane?
Unë e fillova pasi miku im në atë kohë Efraim Diveroli, kishte disa vite në këtë biznes. Ai e mësoj nga xhaxhai i tij që shiste armë ndaj policisë lokale në Kaliforni. Diveroli e mësoj nga ai dhe më pas bëri kontrata për qeverinë Federale dhe më kërkoi që ti bashkohesha.

Për në Shqipëri apo në SHBA?
Në ShBA, sepse i shisnim municion dhe armë qeverisë amerikane. Por ne u përfshimë në Shqipëri nga një njohuri jonë Henri Tomei (Heinrich Thomet) që kishte një lidhje me qeverinë shqiptare.

Po në lidhje me problemet që dolën pas këtij biznesi, në Shqipëri pati shumë probleme, një shpërthim i fortë ndodhi dhe 26 persona humbën jetën, keni dëgjuar për të?
Po kam dëgjuar për shpërthimin, dhe e di që të lidhur ishin të njëjtën persona që po merreshin me kontratën tonë. Por nuk ka të bëjë fare me kontratën që ne kishim me ta. Ishte kompani tjetër ajo që bënte demontimin, me të përfshirë direkt Ylli Pinarin dhe disa persona të tjerë që merrnim fishekët. Pra ishin të njëjtën persona që na shisnin neve fishekë dhe merreshin me demontimin dhe të lidhur direkt me shpërthimin.

E kuptoj, a keni folur ndonjëherë me Diverolin për takimet që ka patur këtu në Shqipëri?
Po kam folur, ai më ka thënë se ka pasur takime me Ylli Pinarin, Delijorgjin, takime me qëllim që të negocionte për çmime më të mira dhe ti blinte më lirë. Këto ishin qëllimet e takimeve të tij.

A ju ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë, apo dike me lidhje me qeverinë?
Aleks Pedricki, që ka qenë në ato takime dhe është një mik i mirë i imi, me tha se në një takim ka qenë Ylli Pinani, Mihal Delijorgji dhe ka njohur edhe djalin e ish kryeministrit zotin Sali Berisha.

Mos e ngatërroni se i biri e ka emrin Shkëlzen Berisha
Po keni të drejtë, për Shkëlzen Berishën e kisha fjalën. Pra ai e takoj edhe djalin e ish kryeministrin dhe e njohur atë menjëherë në takim. Berisha ka qenë në atë takim.

Pra ka qenë biznes ligjor apo jo?
Për ne ishte ligjor, por natyrisht nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte në palën shqiptare, që ishte edhe qeveria e përfshirë. Në paguanim Ylli Pinarin, në një kontratë ligjore, deri sa zbuluam se nuk ishte e tillë, dhe origjina e municioneve ishte kineze dhe qeveria amerikane nuk e lejonte diçka të tillë.

Por kush ju gënjeu ju? Ishte nga pala shqiptare apo jo?
Neve nuk na informuan se ishin municione kineze, deri sa ishte tepër vone. Ishte Henri Tome (Heinrich Thomet) që bëri marrëveshjen me Ylli Pinarin dhe nuk na vuri në dijeni se origjina ishte kineze. Ne e zbuluam këtë fakt kur erdhëm vetë për inspektim në Tiranë, se ishin kineze.

Ka kaluar shumë kohë, çfarë kujtoni për atë periudhë kohe?
Ishte shumë stresuese si periudhë, shumë e lodhshme.

Por jeni i famshëm.
Po jam pak në Shqipëri dhe ja ku jam në një televizion shqiptar duke folur. Jam shumë i lumtur që tani kam një pune tjetër,kam  krijuar disa produkte muzikore që i shikoni pas meje.

Shumë urime dhe shumë fat.
Faleminderit

Ndjese që ju ndërprera.
Jam shumë i lumtur me punën që bëj tani, kamkrijuar edhe një product tjetër që ju ndihmon të pastroni dhëmbët. Jam shumë i kënaqur që po krijoj produkte që nihmojnë jetesën e njerëzve në botë.

Po zoti Diveroli a jeni në kontakt me të? Me çfarë merret?
Me sa  di unë ai jeton ne Majemi, dhe është në biznesin e punësimit të njerëzve. Më këtë merret tani.

Si e morët vesh në atë periudhë kohë për shpërthimin e Gërdecit, sepse vdiqën fëmijë, gra, burra ishte një skandal që ende mbetet i pazbardhur?
Po ishte një lajm i trishtueshëm, jam ndjerë vërtetë keq. Mbaj mend kam lexuar në gazeta. Por kjo ndodhi pas disa kohësh që unë e kisha lënë kompaninë AEY, por dallova mënjeherë emrat e njerëzve që ishin përfshirë sepse disa i njihja.

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Nuk kam qenë pavarësish filmit që tregon se kam qenë, në të vërtet nuk kam ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Por një i mirë i imi Aleks Pedricki, ka kaluar kohë në Shqipëri por nuk u përfshi në filmin e Hollivudit.

Zoti Packauz faleminderit për kohën, ishte kënaqësi t’ju kishim në Report TV.
Faleminderit Juve, kënaqësia imja.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?