VLORË- Një vit pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit të gjetur në një serë në Vlorë është arrestuar njëri prej 2 personave të cilët ishin në kërkim.
Gjatë operacionit të koduar “Çairet”, ra në pranga në pranga 46-vjeçari Fatbardh Kapllanaj, ndërsa vijon të jetë ende në kërkim 22-vjeçari Engjëllush Kapllanaj.
46-vjeçari nga Kanina e Vlorës u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.
Operacioni 'Çairet' u zhvillua në gusht 2021 ku u sekuestruan 262 kg lëndë narkotike kanabis, ku 210 kg kanabis u gjetën në banesën e Fatbardh Kapllanaj, ndërsa në një ambient pranë banesës së tij e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike u kapën 52 kg lëndë kanabis, në proces tharjeje.
Gjatë aksionit në 2021 u arrestua kryeplaku i fshatit Kaninë Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”. Vijon puna për kapjen e personit të fundit në kërkim, 22-vjeçarit Engjëllush Kapllanaj.