Deputeti i PS, Loer Kume

Kronikë

I vëllai në pranga me urdhër të SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

2 Tetor, 10:13| Përditesimi: 2 Tetor, 10:52

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Loer Kume ka qenë sot live në një intervistë televizive kur në media u bë publik lajmi për arrestimin e vëllait të tij, Enena Kume i akuzuar për tjetërsim pronash tek Gjiri i Lalzit.

Loer Kume ka bërë të ditur se i vëllai është arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, ai do të konsiderohet i pafajshëm.

Ndër të tjera, deputeti i PS-së tha se në fund secili mban vetë përgjegjësi për jetën e vet dhe vendimet që merr. Loer Kume tregon se i vëllai merrej me drejtimin e një agjencie turistike së bashku me familjarë të tjerë.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe.

Im vëlla ka drejtuar një biznes familjtar, një agjenci turistike së bashku me familjarë të tjerë”, u shpreh deputeti Loer Kume.


Lajmi kryesor:

SPAK operacion për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn! Në pranga vëllai i ‘Rrumit’ dhe i deputetit të PS-së


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?