VIDEO/ I vendos flakën makinës së 19-vjeçarit, por për pak sa nuk digjet vetë, vihet në hetim i mituri në Vlorë

13 Gusht, 14:33| Përditesimi: 13 Gusht, 14:44

  • Share

VLORË- Një 17-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Vlorës, pasi i ka vënë zjarrin një makinë në lagjen ‘Lirim’ në qytetin bregdetar’, një javë më parë.

I mitur siç shihet nga pamjet në momentin kur tenton t’i vendosë flakën makinës, rrezikon që të digjet edhe vetë.

Policia ka dyshimet se 17-vjeçari është nxitur nga persona të tjerë për të kryer këtë krim.

‘Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?