Artan Lleshi, i kontaktuar përmes celularit nga Report Tv ka deklaruar se xhaxhai i tij ka kryer një vrasje në vitin 2000.
‘Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt.’- ka thënë ai.
Lajmi kryesor:
I vihet tritoli makinës në Kamëz, pronari dyshohet si i përfshirë në grupe kriminale! 38-vjeçari për Report TV: Mund të ketë lidhje me vrasjen e kryer nga xhaxhai im në vitin 2000
M.Q.//ReportTv.al