Kronikë

I vendosën tritol në lokal, kush është Gjin Guri, i arrestuari që shkëmbeu zjarr me policinë në aksionin anti-kanabis

15 Nëntor 2021, 12:29| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 13:47

  • Share

Pronari i biznesit që ju vendos sot tritol në Shkodër është Gjin Guri. Ky i fundit pak vite më parë është arrestuar nga policia pasi ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin. Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.

Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të kanabisit  qëlloi me armë zjarri drejt policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.


Lajmi kryesor:

Shkodër, i vihet tritol lokalit të Gjin Gurit, u përplas me armë me policinë disa vite më parë në operacionin anti kanabis (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?