Kronikë

I vendosi zjarrin banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

9 Korrik, 14:30| Përditesimi: 9 Korrik, 14:46

  • Share

Vlorë- Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi i vuri zjarrin shtëpisë së hallës.

Ngjarja u shënua një ditë më parë në lagjen “Partizani”.

I riu identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Ndërkohë si pasojë e zajrrit u shkaktuan vetëm dëme materiale. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për djegien e një banese, nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijm, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe.   

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?