Ka qenë në fushë më 14 tetor 2014 në Beograd, kur huliganët serbë dhunuan futbollistët e Kombëtares. Elseid Hysaj është i vetmi 'i mbijetuar' nga ai ekip dhe 11 vite më pas pritet të jetë në fushë, këtë herë në Leskovac.
Nga Serbia, shkodrani tha se nuk ka nevojë për motivim, pasi sapo zbritën në Nish e kuptuan se si duhet të luanin në fushë.
"Po e përjetoj emocionalisht, është e njëjta gjë si 11 vite më parë për mua. Kjo është një ndeshje e vështirë dhe bukur për t'u luajtur. Masat e sigurisë? Kështu kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj që është diçka që e kanë për sigurinë e tyre dhe na karikon ne si Kombëtare për nesër.
93 ndeshje për ju në Kombëtare dhe Botërori?
Për mua është ndër nëse do jem në fushë, që të arrij rekordin e Lorik Canës. Ne kemi objektivin e qartë si ekip, më pas shohim gjërat personale.
Motivimi?
Sa u nisëm nga Tirana, të gjithë futbollistët e kanë parë vetë sepse e kuptojnë këtu sesi është kjo ndeshje.
Mendon se kemi shanse për tri pikë?
Në Tiranë na duhet të fitonim, luajtëm më mirë, por dolëm 0-0. Futbolli është me tre rezultate, të japim 100 përqind në fushë dhe më pas e shohim. Jemi të fokusuar. Këtu kemi ardhur për fitore, të jemi më shumë se 100 përqind në fushë.
A është Shqipëria gati për një fitore këtu?
Të gjithë mendojnë si unë, ne nuk vijmë për barazim apo humbje. Ne kemi një mendje, të gjithë duam fitoren dhe na duhet dita jonë.
Rivalët?
Serbia ka lojtarë të mirë, janë të gjithë me kualitet, por edhe ne kemi cilësitë tona, frymën e grupit dhe do të dimë të përballojmë sulmin e Serbisë", tha Hysaj.
Lajmi kryesor:
Ndeshja kundër Serbisë, Sylvinho i kthehet gazetarit serb: Mos u merrni me të ardhmen time, nesër duam fitoren (VIDEO)
S.Dh/I.M/ReportTv.al
