Foto Ilustruese

Kronikë

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

22 Dhjetor 2024, 11:59| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 13:00

  • Share

Vlorë-Dy të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një person të tretë i vodhën me dhunë portofolin 66 vjeçarit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 20 dhjetor, rreth orës 23:00.

"Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas, më datë 20.12.2024, rreth orës 23:00, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë të konsiderueshme parash një 66-vjeçari, në qytetin e Vlorës", informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?