Gazmir Kosiqit, 62 vjeç, iu konfiskua sot pasuria me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por kush është personi i cili akuzohet se ka vënë pasuri nga aktiviteti kriminal?
Në nëntor të vitit 2019, Gazmir Kosiqit, i është vendosur një sasi tritoli në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës. Nga shpërthimi i eksplozivit mbeti i plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili mori plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.
Ndërkohë që një vit para kësaj ngjarje atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega. Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.
Lajmi kryesor:
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
K.T.//ReportTv.al