VLORË- Një dyqani me mallra industriale i është vënë flaka gjatë natës në Vlorë, ndërsa në kërkim është shpallur autori.
Qerim Mara sipas policisë dyshohet se i ka vënë zjarrin dyqanit në lagjen ‘Muradie’, në pronësi të Faraudin Veizajt dhe më pas ka tentuar që t’i djegë këtij të fundit edhe makinën e markës “Toyota” në lagjen Uji i Ftohtë, të cilën e kishte parkuar pranë shtëpisë.
‘Qerim Mara në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit Faraudin Veizaj, 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit Faraudin Veizaj, ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.’- njofton policia.
39-vjeçari banues në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë është shpallur në kërkim si autor i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Faraudin Veizaj në dëshminë e tij dhënë për policinë është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe se pret arrestimin e autorit për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Lajmi kryesor:
2 zjarrvënie të qëllimshme në Vlorë! Digjet dyqani me rroba, autori i shkon në shtëpi për t’i djegur dhe makinën! Biznesmenit i djegin 3 mjete në ‘Transballkanike’
M.Q.//ReportTv.al