I vuri flakën materialeve zgjedhore në Burrel, arrestohet 43-vjeçari

27 Qershor 2019, 12:07| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 12:50

  • Share

MAT-Një 43-vjeçar është arrestuar për sulmin ndaj KZAZ-ve numër 16 dhe 17. Ai është 43-vjeçari i identifikuar me inicialte A.L, i cili së bashku me disa persona kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore.  Mbi të rëndon akuza për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Burreli ka qenë nja nga zonat e "nxehta" të sulmeve ndaj KZAZ-vë nga militantë, punonjës Bashkie, si dhe përfaqësues të PD-së. Ata mësynë në Pallatin e Sportit "Ferit Hysa" ku morën materialet zgjedhore brenda KZAZ-së dhe i vunë flakën.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 27/06/2019 20:45

    Gezuar burgun plako, hallall e pac! Rrit qep tani deri sa te plakesh! Hahaha rrote K..i!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?