DURRËS- Policia e Durrësit informoi sot se ka zbardhur ngjarja e ndodhur në 26 shkurt 2024 kur banesës së Ilir Koçiljas iu hodh tritol, pak ditë pasi vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas një sherri për parkimin, në lagjen nr. 3 në qytetin e Durrësit.
Mësohet se autori i vendosjes së tritolit është Florin Llana, i cili kamerat e sigurisë e filmuan me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë. Në njoftimin e bërë, policia thekson se Llana 'është i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale në Durrës' informoi sot policia e Durrësit.
Pasi Florin Llana hodhi tritolin u largua me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6. Ndërsa 'nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes' informoi sot, (3 mars 2024) policia e Durrësit.
Report Tv siguroi pamjet e dëmeve materiale në banesë të shkaktuara nga shpërthimi i 500 gramëve tritol ku në murin e jashtëm shihet mbishkrimi “endacaku vrasës”.
Policia po vijon punën për arrestimin e tij. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, por ende nuk dihet lidhja mes Florin Llanës dhe viktimës Halil Koka i cili u vra me thikë nga Ilir Koçilja pasditen e 14 shkurtit pas një konflikti që kishte nisur ditë më parë për parkimin pranë bllokut të apartamenteve ku jetonin.
Akuzojeni per akte terrorizmi dhe nuk i zene kembet dhe ne asnje vend te botes. Per te ndeshkuar ate qe kishte probleme terrorizoi nje lagje te tere, femije, pleq, gra shtatzane etj. Askush nuk ja kishte borxh. Jepini 20 - 25 vite denim dhe i shikoni keta trimat me pas.
Përgjigju