Arma e sekuestruar

Kronikë

Me armë në banesë dhe autor i 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat, arrestohet piromani në Vlorë

23 Shtator 2022, 08:48| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 11:02

  • Share

VLORË- Zjarre të përmasave të mëdha kanë prekur pasditen e djeshme zonën e Kaninës, Tragjasës, Dukatit e Zvërnecit. Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat, në banesën e piromanit është gjetur një armë zjarri me fishek në fole. Sa i përket zjarrit në Zvërnec e Dukat, policia e Vlorës ka arritur të identifikojë personat e dyshuar të cilët janë nën hetim.

Rreth 2000 rrënje ullinj të djegur, ndërsa dëmet nga zjarri i një dite më parë në Kaninë janë të konsiderueshme. Ndërhyrja për  shkak të terrenit u bë edhe nga ajri, ndërsa një ditë më vonë pasojat nga zjarri duken qartë. Për banorët, demet janë të mëdha ndërsa fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme banesat.

Sipas tyre, një zjarr i tillë kishte vite të shumta pa u parë në Kaninë.Nga flakët janë djegur ullinj shekullore çka është e pamundur që ato të rikuperohen tashmë. Situata nga zjarret gjatë periudhës se fundit ka qenë problematike në disa zona të qytetit.

G.MO/S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 23/09/2022 09:28

    Dora e shernimeve sekrete te huaja, supozoj ato greke. Druajne se Shqiperia mund te kthehet ne nje fuqi tregtare e vajit te ullirit.

    Përgjigju
  • Taulant: 23/09/2022 09:12

    Vareni ne trungun e ndonje peme te padjegur akoma.

    Përgjigju
    • Geri: 23/09/2022 13:27

      Te varen me koke poshte. Mjaft me me keta ndyresira qenie kriminale.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?