Hekuran Billa dhe Prel Marku

Makinat me qira zbulojnë përfshirjen e dajë e nip në atentatin e Hekuran Billës, tregtari u nxori emrin në polici (Detajet)

21 Qershor 2020, 09:11| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 15:57

  • Share

Megjithëse dalja e fundit nga Shqipëria, e regjistruar në TIMS e Viktor Markut, vëllait të Prel Markut vrarë në 2006 në Londër, daton në 19 janar 2020, sërish për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, nuk ka asnjë mëdyshje se ai është  autori i dyshuar i ekzekutimit me 19 plumba të Hekuran Billës.  Detaji që zbulon se Marku ka qenë në Shqipëri del nga dëshmia e  një tregtar makinash në Shkodër, i cili disa ditë para atentatit në Tiranë, i ka dhënë një makinë tip “Smart” me qira pikërisht Viktor Markut. 

Me dyshimin se atentati u bë për marrjen e hakut të vëllait të tij, Prelës, vrarë nga Billa në Angli, policia një ditë pas atentatit shpalli në kërkim Viktor Markun, i cili nuk u gjet në banesë dhe familjarët thanë se ndodhej jashtë Shqipërisë.  Por dëshmia e tregtarit në Shkodër dhe verifikimi i disa pamjeve filmike të lokaleve, bënë që policia të bindej se Viktor Marku, ndodhej pikërisht në Shqipëri. Hyrja në vendin tonë e Viktor Markut është kryer pa u regjistruar në sistemin TIMS. Madje dhe dalja e tij në Malin e Zi është kryer pa u regjistruar në kufi, çka të bën të mendosh se ka dalë përmes rrugëve të kufirit të gjelbër, tha për Report Tv një burim pranë prokurorisë.

Vrasja dyshohet se është kryer për gjakmarrje dhe për të shuar çdo provë personat kanë përdorur dy automjete të marra me qira dhe një automjet të vjedhur, të cilin e kanë djegur më pas në Pezë të vogël. Një automjet tip “Benz-Mercedes” nga është qëlluar në drejtim të Hekuran Billës dhe më pas i gjendur i djegur, një automjet tjetër me të cilët autorët janë larguar, dhe një automjet tip “Nissan Micra” i marrë me qira nga Sebastian Mali, për të mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Hekuran Billës në Tiranë. Sebastjan Mali është paraqitur në njw pikë  tw makinave me qira nw Tiranw mbrëmjen e 11 qershorit me “Smart” që më vonë doli se ishte marrë edhe kjo me qira në Shkodër nga Viktor Marku. Mali  kërkoi të merrte me qira një makinë më të madhe.

“Ai pretendoi ai do shkonte të takonte të dashurën e tij dhe të bënte disa pazare me të, dhe i duhej mjet më i madh. Na u lut që të linte makinën “Smart” në parkimin e pikës tonë dhe ne e lejuam. Ai erdhi po atë mbrëmje së bashku me makinën “Nissan Micra” në orën 23:00. E parkoi, pagoi lekët e qirasë së makinës dhe është larguar me mjetin e tij “Smart”, - mësohet të jetë shprehur punonjësi i pikës së makinave më qira në makinë.  Nga verifikimi i një sërë pamjesh filmike rezulton se Sebastian Mali me makinën “Nissan Micra” nuk ka shkuar të takojë të dashurën e tij dhe as të bëjë pazare me të. Filmimet nxjerrin zbuluar “Nissan Micran” teksa qëndron në ndjekje të makinës së bardhë BMV X6 me të cilën lëvizte, Hekuran Billa.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks: 22/06/2020 21:36

    Te lumte dora gjaku nuk falet

    Përgjigju
  • Bes: 22/06/2020 20:07

    Opss

    Përgjigju
  • Demiri: 22/06/2020 15:03

    Dikush ti ndal dritat

    Përgjigju
  • Robert Bardhi: 22/06/2020 06:40

    Gjaku qe.derdhet nga dora e njeriut paguhet e lahet vetem nga dora e njeriut. Mos te mendoj kush se ja hedh duke pagu prokurore e gjykatsa. Se denimin e funit e ke nga ai qe e ke vra.

    Përgjigju
  • Iris: 22/06/2020 01:37

    /Tori/ ju thoni qe se zinte gjumi per vellain,tani nuk ka per ta zene gjumi per femijet e vet ,qe e kane radhen sipas kanunit tuaj te qelbur.Dhe mos fajsoni vetem drejtesine ,se ka patur raste kur vrasesit kane qene ne burg dhe injorantet kanunore kane vrare te aferm te vrasesve qe ishin te pafajshem ,por duhet te vriteshin per hakmarrje ,se keshtu u thote truri I tyre prej krimbi.Vazhdoni keshtu shfarosuni se na pastroni vendin.

    Përgjigju
  • Xake: 21/06/2020 22:26

    Nese duhet nje emer i vetem rruge ne Kamez qe duhet te mbaje nje emer,ai dubet te jete i njeriut me te ndershem ne Historine 30 vjecare Prof.Bashkim Gazidedes.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 21/06/2020 22:02

    As nuk kam shajt as ofendu pse nuk e shfaqni kometin Tim Pseeeeeeeeeeeeee

    Përgjigju
  • Ilir: 21/06/2020 21:54

    Kur drejtesia e shtetit nuk funksionon futet ne loje ajo e individit. Ajo gjyqtarja qe e fali duhet te mbaje pergjegjesi per 2 jete te tjera te humbura ne burg.

    Përgjigju
  • Kape: 21/06/2020 20:05

    Punen qe la pa bere gjykata dhe prokuroria,e beri vete. Gjykatat dhe prokuroret meren tani E qelloi si e qelloi nga doli si doli.Si e futi si e nxori? O prokuror o gjykates punen tuaj ka bere.Ju moret rrogen ai beri punen. Me duket se haroj t'ju pyeste ju, Se çfare dite ta bente vrasjen?

    Përgjigju
  • vjeshta: 21/06/2020 15:41

    Me qera! Qira është kakofoni,o Qyli,mëso shqip!

    Përgjigju
    • Gjuha jone sa e mire: 22/06/2020 03:02

      Qira shkruhet sakte ne shqip. Qera perdoret vec ata qe kane akoma turp nga fjalet tona me meze brenda

  • www.youngtribune.com: 21/06/2020 12:21

    Mos Harroni Se Ky Billa Ka Plagosur Edhe Tre Persona Ne Ate Nate Kur Vrau Dhe Viktimen. Ato Qe E Njohin Kanunin Thone Jo Me Shume Por E Kishte Hak Plumin

    Përgjigju
    • Ardit: 21/06/2020 18:19

      Mire ja Ka ba. Kush vret ate fund te kete.

  • www.youngtribune.com: 21/06/2020 11:28

    Jepini fotot reale. Ky viktima Billa na pasqyrohet si engjell duke qeshur kur vrau e preu ne Londer. Jepini fotot reale te nje killeri qe mori ate qe meritonte e se drejtesia angleze I dha por ajo shqiptare ja buried nuk mori asgje parasysh.

    Përgjigju
  • Shkodra: 21/06/2020 10:02

    Eh dugagjinas i trash ! Ke pa filma shum, kujtove se asht film me gjith ato makina e njeres qe ke marr . Mir qe ke hy ilegalisht po mas ti kishe than asnje njeriu ne bot qe je kthy te kishe ndejt ne tiran i fshehur dhe te ka kishe fut nje plum mas veshit pa buj pa makina e te ishe zhduk pa lan asnji prov . Po jo kshu film

    Përgjigju
    • Zinedin zidan: 22/06/2020 00:58

      I lumt pushka kti Dukagjinasit Dukagjini nderi kombit Gjithmone ka pas burra Dukagjini dhe duhet te jene krenar per ate vend qe ka trima e njerez besnik Dukagjinasi e gjën hasmin dhe bën vete gjyqtarin vlla. BRAVO TE QOFT VIKTOR MARKU

    • tori: 21/06/2020 15:38

      ...ky mund te jet dikagjins i trashe..simbas teje...por gjakun e coj ne vend...ti sigurisht qe do ishe mcef ne evrope...si skuth....kte se ka zon gjumi per ate vlla...sa mezi e priste rastin...qe keta GJYQTAR pushta ta lironin me para...dhe i erdhi dita dhe ora...ky do ishte me mir ne qeli duke loz domino...dhe do ishte gjall sot...

  • E lini: 21/06/2020 09:51

    Te shkretin te lire. Seka bo punen e drejtesis ! Ca faj ka ky hakun e vllajt ete drejtesis kamarr.. pote ishte ne burg atjetri nuk do kish ndodhur vrasja, Fajin e ja drejtesija! Ky sivrau as vllan as xhaxhan as dajen ky vrau ate qe I vrau vellan.

    Përgjigju
    • Toma: 21/06/2020 17:23

      Fiks, eshte (nje padrejtësi) nga drejtesia Shqiptare. Nëse bën nje veper te keqe nje dite do ta shlyesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?