I zhdukuri Arjan Shabanaj

Sociale

I zhdukur prej 10 ditësh, 50-vjeçari ishte larguar edhe 5 herë të tjera nga banesa! U kishte thënë shokëve se do shkonte në Vlorë, por humbi kontaktet

1 Maj 2021, 12:05| Përditesimi: 1 Maj 2021, 12:28

  • Share

Arjan Shabanaj, 50 vjeç,  nga Selenica e Vlorës, i cili rezulton i zhdukur prej 10 ditësh, nuk është hera e parë që largohet nga banesa pa lajmëruar familjarët. Ai është larguar nga banesa edhe 5 herë të tjera më parë dhe në ato raste ka qëndruar te miqtë e tij në Tiranë. Mirëpo zhdukja e tij më 21 prill pasi mori pjesë në një miting të PD në Selenicë ka sjellë denoncimin e nënës së tij, e cila frikësohet se mund t'ia kenë vrarë për arsye politike. Arjan Shabanaj u kishte thënë shokëve që do të shkonte në Vlorë, por më pas është zhdukur, ndërsa tek miqtë e tij ku rrinte kur shkonte në Tiranë, thanë se nuk dinin asgjë për 50-vjeçarin.

50-vjeçari Shabanaj është i divorcuar, ndërsa një ditë më parë nëna e tij me lot në sy kërkonte që t'i gjenin të birin. Ajo shprehet se të birin ia kanë varrë për arsye politike , por kërkonte që t'i kthenin trupin, pasi shpresat e saj se 50-vjeçari është gjallë janë të pakta.

 "Tek policia s'jam e kënaqur kam vajtur me shkop nga dy-tre herë në ditë dhe më thoshin ik mos u shqetëso se ai gatuan për Bashën. Ai iku pa asgjë, pa kartën e identitetit. Ma bënë të zezën ma bënë. Dyshimin e kam tek politika, djalin ma vranë socialistët. Që atë natë ia kanë bërë të zezen se nëna e ndien", tha një ditë më parë Tefta Shabanaj, nëna e 50-vjeçarit të zhdukur prej 10 ditësh

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrypi i Selenices: 01/05/2021 12:53

    Atehere ,zonja mami e di mire ku eshte i biri.Mund te jete loje familiare ne kete situate zgjedhore e postzgjedhore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?