Rrethohet për 5 orë 'kështjella' e Ervis Martinajt, gjenden 2 automatikë, 7 mijë fishekë, 85 predha, 9 uniforma policie, maska gome, i kishin fshehur në kosheret e bletëve (VIDEO)

26 Dhjetor 2022, 09:17| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 21:09

  • Share

LEZHË- Pesë muaj pas zhdukjes, FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar sot për herë të parë kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Kontrollet nisën orët e para të mëngjesit të sotëm dhe zgjatën për rreth 5 orë në të gjithë zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, aty ku ndodhet edhe banesa e Martinaj.

RENEA dhe FNSH janë futur brenda banesës së Martinajt, e cila ndodhet rreth 200 metra larg fshatit Fushë Kuqe. Kontrolli ishte me vendim të gjykatës në funksion të hetimeve që po kryhen për zhdukjen e Ervis Martinajt, por edhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në këtë zonë.

Ajo se çfarë gjeti policia ishte një arsenal armësh, të fshehur në kosheret e bletëve. Nga sa mësohet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinaj u gjetën 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.  Policia nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij. Madje edhe idea që kontrolli është zhvilluar pikërisht natën e Krishtlindjeve mund të jetë një arsye që grupi hetimor mund të ketë dyshuar se Martinaj mund të ishte për festa pranë familjarëve. 

Një ndër personat më të njohur të botës së krimit, Martinaj ka një siguri tepër të lartë në banesën e tij, e cila është e rrethuar me mure 3 metra të lartë të rrethuar me tela me gjemba. Banesa e tij ndodhet rreth 200 metra larg fshatit Fushë Kuqe në Kurbin. Rruga kryesore nga qendra e fshatit deri tek banesa e Martinajt është me kamera sigurie. Ndërkohë vila ndodhet në thellësi të zonës së rrethuar me mur, rreth 500 metra nga muri rrethues.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj ka qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet që po kryhen për zhdukjen e Martinajt është lënë në burg një efektiv policie Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe nga Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës. 

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Pamje nga 'kështjella' e Ervis Martinajt

Ora 21:05
Kush është i burgosuri në burgun e sigurisë së lartë që çoi policinë në ‘kështjellën’ e Ervis Martinajt

1672085210_ervismartinaj1068x60111.jpg

Kontrolli që Policia bëri sot në shtëpinë e Ervis Martinaj është i shoqëruar me disa pikëpyetje ku më kryesorja është, pse pikërisht tani ky operacion, kur kanë kaluar 5 muaj nga zhdukja e tij.

Fillimisht është raportuar se e gjitha ka ardhur nga një telefonatë që përgjigjet i një të burgosuri në një burg të sigurisë së lartë, që mendohet se ka ditur diçka më shumë për fatin e Ervis Martinajt. Mirëpo kush është ky i burgosur? Dyshime të forta janë se bëhet fjalë për Jeton Lamin, efektivi i policisë i cili u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej.

Mendohet se ai mund të ketë sjellë aksionin e sotëm në bazën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.A ka qenë një telefonatë që përgjohej apo ka zgjedhur që të flasë para hetuesve kjo mbetet e paqartë. Ndërkohë që Prokuroria e Kurbinit ka zgjatur me 3 muaj hetimet ndaj efektivit të policisë që ishte dhe një ndër të besuarit e Martinaj.

 

Ora 19:07
Kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt, policia mori indicie nga një telefonatë nga burgu! Çfarë u tha në atë bisedë?

1672078161_ervismartinaj.jpg

Një telefonatë e bërë nga burgu, nga një i dënuar që mbahet i mbyllur në kushte sigurie të larta ka shërbyer si indicie për policinë, e cila ka nisur kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt. Se çfarë është thënë në këtë telefonatë, nuk është ende e zbardhur, konkretisht, mirëpo nga sa raportohet mendohet se mund të gjendet gjurmë apo detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e zhdukjes së mistershme të Martinajt.

Ora 15:39
Operacioni në Fushë Kuqe/ 7 mijë fishekë, 85 predha, 9 uniforma policie... zbulohet arsenal armësh në 'kështjellën' e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij

Policia jep njoftim zyrtar për operacionin në Fushë Kuqe. Në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj iu gjetën një arsenal armësh. 

"Kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe. Kontrollet, në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.

Kontrollet, të mbështetura nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA.  Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme. 
 
Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike", thuhet në njoftim. 

Ora 13:52
VIDEO/ Me portë të blinduar, e rrethuar me mur 3 metra me tela të lartë e me kamera sigurie, detajet nga ‘kështjella’ e Ervis Martinaj

Kjo është porta e vilës së Ervis Martinajt. Banesa e tij ndodhet rreth 200 metra larg fshatit Fushë Kuqe në Kurbin. Muri rrethues i vilës është rreth 3 metra i lartë dhe i rrethuar me tela me gjemba. Po ashtu edhe rruga kryesore nga qendra e fshatit deri tek banesa e Martinajt është e ndriçuar me kamera sigurie. Ndërkohë vila ndodhet në thellësi të zonës së rrethuar me mur, rreth 500 metra nga muri rrethues.

1672057766_SHTEPIAVISMARTINAJ51068x600transformed.png

Ora 11:30
Përfundon kontrolli në shtëpinë e Ervis Martinaj, RENEA largohet nga Kurbini pas 5 orësh (VIDEO)

 

Ka përfunduar kontrolli i FNSH dhe RENEA-s në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Pas pesë orësh, FNSH dhe RENEA janë larguar nga zona e Fushë Kuqes në Kurbin, aty ku ndodhet edhe banesa e 40-vjeçarit. Ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë send me vlerë që mund t’i shërbeje hetimeve për zhdukjen e tij.

Ora 10:33
Kontrollet në Fushë-Kuqe për Ervis Martinajn, FNSH ‘zbarkon’ edhe te banesat e familjarëve

1665052333_1664208355martinaj.jpeg

Për gjetjen e Ervis Martinajt, FNSH po kryen kontrolle edhe tek banesat e familjarëve të tij. Burime nga Prokuroria e Kurbinit për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se kontrollet në Fushë Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t'i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Dosja vijon të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk pritet t'i kaloj SPAK për hetim, të paktën për momentin. Kontrollet e FNSH kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit.

Ora 10:32
FOTO/ E rrethuar me mure të larta, tela me gjemba dhe kamera sigurie, si e ruan Ervis Martinaj banesën e tij në Fushë Kuqe

1672047426_page.jpg

FNSH dhe RENA kanë zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe. Në foton që sjell Report Tv vihet re siguria e lartë në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj

Siç shihet në foto, banesa e Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Shtëpia rrethohet nga një mur i lartë i rrethuar me tela me gjemba, si edhe është e pajisur me kamera sigurie.

Duket se Martinaj, një personazh i njohur i botës së krimit, i ruhej një hakmarrje të mundshme.

Ora 10:03
VIDEO/ Kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinaj, RENEA ‘blindon’ Fushë Kuqen

FNSH ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kurbin, ku ka zhvilluar edhe kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Report Tv sjell video të FNSH në Fushë Kuqe.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardi: 27/12/2022 13:45

    tani mos digjoni budalliqe gazetaresh dhe policesh pa nivel! ky ska qene fare as i rrezikshem as i forte! ky ka qene fajdexhi dhe u fut ne bixhoz! i gjithe grupi i ketyne 1 vrasje qe kane bere e kne bere pa dashje ne linze, e beri ai drogaxhiu i plasi pistolete ne dore! ky eshte e vertete qe e hudhte lekun dhe polica fshatare dhe legena kane ngrene buken e keti! ky ska pas asnje lloj reputacioni ne krim. tani po ju rendis disa qe ja vle me i permend! licet, bajrat,caft ne shkoder deri diku ndoka ne lezhe po dhe ata skan vra njeri, plarent dervishaj bahskim haxhia ne durres plus hasanbellinjt dhe indrit taullau dhe luli! tani fillojme pak me krim te organizum, tirana met hasa jar hasa ne krye qe prej vitit 1988 gjithe grupi rruges kavajes kan qene ushtaret e ketyre, tan dajti emiljano shullazi, altin lamaj elidon kotorri arsim lita, dhe ne fund por jo me pak i rendesishem se te tjetet bert xhabafti! mos u merni me llafe kot

    Përgjigju
  • nona: 27/12/2022 00:34

    O arkitekt shteti e vrau vete martinajn,,,,dhe per te mos rene ne sy,,,filluan ti vrasin shoket e vet ketij martinit nje e nga nje,,,dhe per cudi nuk kapej asnje per keto vrasje,,,,pavaresisht se vrasjet beheshin neper rruge ,,dhe ka patur kamera kudo,,,asnje i arrestuar,,,,derisa u arrit dhe vrasja apo zhdukja e martinit,,,edhe per kete asnje i dyshuar.

    Përgjigju
    • O nona: 27/12/2022 09:31

      O nona që ta dish ti ky ka pas aq shumë polic,punonjës FNSH e të RENEA në dispozicion si roje personale,informator ,stërvitës personal për qitje e shumë e shumë të tjera aq sa jo RAMA por as kabineti qeveritar i gjithë së bashku skan roje e shoferë bashkë. Kte e rujt zoti se njeri osht ene ky.Sa për problemet që ka apo ka pas le ti zgjidhin vete midis vetes por u bo bajat kjo teza e vrasjes,zhdukjes apo videos që pretendo orakulli Tan Hoxha.

  • sociolog: 27/12/2022 00:29

    NGA komentuesit thuhet qe qeveria e ka vrare kete martinaj dhe shoket e tij,,,,a nuk po behet e rrezikshme kjo qeveri per ne popullin e thjeshte,,,,kemi frike te dalim neper rruge sepse jemi nen presionin e bandave te PS,,,,MJAFT TE DILNI NE OREN 10 TEK SHESHI NENE -TEREZA DHE DO SHIKONI BANDITE TE KAPERDISUR NE MAKINA TE SHTRENJTA,,,,POPULLI TE MENDOJE MIRE SE KUJT TI JAPE VOTEN NE ZGJEDHJET LOKALE,,,UNE NUK MUND TE VOTOJ ME PS,,SEPSE PO NA TREGON DITA -DITES SE EDI RAMA ESHTE VENE NE SHERBIM TE BANDAVE,,,,DHE BANDAVE POPULLI DUHET TU TREGOJE VENDIN...

    Përgjigju
  • Populli: 26/12/2022 23:58

    Kush i han keto gjeste Amatore. Turp. Turp dhe per Zonen aty qe bejn sehir e nui i bejn barrikade felliqesirave. Megjithate ktu udheheq Greku me Serbin historikisht. E Kane fut ate popull ne strofull miu.

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2022 23:53

    Operacion i shkelqyer nga ana e policise.Tani xhaxhallaret duhet te japin disa shpjegime.Nuk kalohet dot kesaj rradhe me klishene e tejkonsumuar /Nuk e dinim qe i kishte fshehur aty/!

    Përgjigju
  • Labi: 26/12/2022 23:38

    Ky e ka mbledh mendjen po show qe po behet per kete manjakun qe qinte dhe qente rrugeve e verteta qe hengri veten sla me kurva letyra shqiperi pa shtyr po tani duan lajm gazetat se e din te gjith qe ka ajt ne boten tjeter dhe pavarr

    Përgjigju
  • Vlor: 26/12/2022 21:04

    Eshte poshtersi te trajtohet familia Martinaj ne kete menyr Jan fis pateriotik ku fisi Martinaj ne plav e Guci kan dhen contribut te jashtezakonshem Kundra serbo malazezet.

    Përgjigju
    • Laci: 27/12/2022 00:00

      Shume e vertet

  • Emiljano: 26/12/2022 19:45

    Si rruhet shum tr**i rames per SHOW . As per me gjet visin qe e kan vra vet . Kjo esht per te demtuar xhajat qe bejn gam gam neper televizione, Sikur me qen berisha. Po ne te vertet edhe potencialin e kan me marr hak nqs Kan leket. Por me kte mesazh sot edhe nqs nuk futet njeri ne burg sdo ken me siguri te rrin te armatosur lirshem gje qe Do e bej dhe hasmin me te lodhur ti versulet nqs kan mendje te keqe.

    Përgjigju
  • Arkitekti: 26/12/2022 19:29

    Eshte histori e degjuar kjo, historia e fatmir haklajt. Shteti i lidhur me segmente te krimit kerkon te te shfarose. U be kjo histori sikur vetem familjaret e martinajt jane te rrezikshem ne kete vend. I godasin bandat i godet dhe shteti. Turp per policine qe behet vegel e bandave. Na e bete telenovele prap kete histori

    Përgjigju
  • Maksi: 26/12/2022 19:25

    Interesante. "Bosi" i bixhozit me arme te 97es, fisheke qe nuk bejne dhe arme te ndryshkura. Nga "kontrolli" ne banese, thote policia, gjeti ne fushe me bar ...arsenalin! Jane dicka ky karteli i policise se ish MPB enveriste. Ashtu si atehere, me pese genjeshtra mashtrojne dynjane. Meqe bosin e qeruan, le te marrin fryme lirisht ortaket bixhozxhinj te Rames, qe jo kot vetem droge, bixhoz dhe pastrim parash bejne, si qirje Luca, Doshi apo Sulaj i tajvanit...

    Përgjigju
  • Arkitekti: 26/12/2022 18:01

    Show i policise per miletin dhe nga ana tjeter levizje tu beje presion dy pleqve qe kane mbetur atje. Te gjithe e dine qe ate e kane ekzekutuar, ne vend qe tu sulen vrasesve qe policia i di shume mire, u cojne renean pleqve te shtepia per tu bere presion te rrine urte. 15 shoke te vrare, martinajn po te vrare, e shteti u sulet familjareve te martinajt. Duket cfare synimi ka shteti.

    Përgjigju
  • hajdute: 26/12/2022 17:30

    Arme paska gjetur po euro jo? Kush e beson kete? Dikush ka folur

    Përgjigju
  • aleksadros: 26/12/2022 16:33

    Bravo policia respekte

    Përgjigju
  • Alb: 26/12/2022 16:27

    Po arrestime për gjithë këto municione të gjetura?

    Përgjigju
  • Visi: 26/12/2022 16:21

    Ai ka kry pune po kjo eshte se folen Thane na e ka gjakun borxh km.. Vete e krujten Tashi te gjithe burg dhe sngelet kush me Vetem po u cu luani me fol e me bo atentat

    Përgjigju
  • Artioni: 26/12/2022 16:18

    PO XHAJA I KETIJ SIKUR DOLI NA MBAJTI FJALIM PER CFAR I DUAN GJITH KETE ARSENAL ARMESH APO E DIN QE JAN KRIMINELA TRIMAT E XHA JAHOS SI JINI VET BET DHE FEMIJET FUNDERRINA.

    Përgjigju
  • Beni: 26/12/2022 15:59

    Te kerkosh te vdekurit per te gjalle kjo eshte nje hipokrizi e madhe e policise !

    Përgjigju
    • Ademi: 26/12/2022 16:27

      Po ti ku e di se eshte i vdekur ,,,? Qe je kaq kopetent apo te flet truri para gojes...

  • jaane betua: 26/12/2022 15:50

    Kjo ashte me i rrase ne burg baben e axhat se Visi ka krye pune. Miqte e shpise, Kacorret jane mundua te vjelin borxhet qe ka Visi neper njerez dhe per te gjetur nje ushtri me marre gjaqet.

    Përgjigju
    • Palnoj: 26/12/2022 23:14

      Mami dhe mitra te pasken informu ne menyre precize

  • Anonim: 26/12/2022 15:22

    Derisa ky trimi qe esht zhdukur e po e kerkojn esht gjall se ne patog ku ka bler token te sulen trimat e tij akoma dhe te maresh nje dru vin makina me vrap, ose loj e prokuroris se kurbinit pasi ky trimi i ka bler me koh e me vakt dhe komisarjatin e policis , mir esht te jet gjall qe ta di cfar esht burgu se vdekja e ketyre kriminelave esht kapak me mjalt, te gjith si lepuri ne vresht do shkojn .

    Përgjigju
  • ÇARRANIKU: 26/12/2022 14:28

    O more njeri fjalt e te vjeterve me qindra vjet kan ken te provume e STERPROVUME nga jeta e perditshme e njerzimit me shekuj si PO VRAVE KAN ME TE VRA,AI QE TE PRET TE VRET dhe HAK PA MARRE E HAK PA LA NUK KA MET NE KET DUNJA edhe GJAKU LAHET ME GJAK.

    Përgjigju
  • Bardhanjori: 26/12/2022 14:09

    I keni ne Shkoder tek Lict dhe isufte i njejti rrethim pse?

    Përgjigju
    • O jari: 26/12/2022 14:13

      Qa flet mor nish

  • Shkodra: 26/12/2022 14:04

    Ky operacion tregon se esht gjall

    Përgjigju
    • Edi Rama Mafia: 26/12/2022 14:57

      show prej qeverise me humb vemendjen se Edi Rama me mafian e vet e din mire se ku asht e si ka shkua ne boten tjeter

  • Drejtoria e Pastrimit: 26/12/2022 13:55

    Po mire mo keta te Pastrimit te Parave a OFL do kujtohen cik mer jahu per me i sekuestru pronat ktyne apo vari lesht merren me qytetaret e ndershem me na ca drrasat ne bank kur te kane ardh 300 euro nga amerika ku i more si i more lale! Ktyne tipave qe levizin me makina 300 mij euro me vila me gjona kur do ja sekuestroni? Se dihet qe ai cer ka qene ka pastru leket e te tjereve.

    Përgjigju
    • Dalip: 26/12/2022 17:49

      bravo drejtoria pastrimit

  • Ilia: 26/12/2022 13:52

    Ky ndodhet te ben kacorri ne barcelon

    Përgjigju
    • Palpillnoj: 26/12/2022 21:27

      O ilia motra me mamin te pasken informu fiks .

    • Pal pill noj: 26/12/2022 21:23

      O ilia a ke edhe motren me mamin ne barcelon

    • O visi: 26/12/2022 16:00

      ????????????

    • O Iliaaaa: 26/12/2022 15:28

      Kujt ja ka rras Visi te shpija ….. e jote o ilia

    • Visi: 26/12/2022 14:36

      Ngelen fuksat duke tregu vrimat.

  • Sali Berisha: 26/12/2022 12:42

    Ky cerri I Shullazit,kujtonte se I kishte krahet e ngrohta,duke pastruar leket e bosave te droges dhe mendonte se ishte I paprekshem,e ka vertetuar koha qe cunat e Shqiperis se Mesme Jan me dobicat qe ekzistojn,asnjeri nuk I njeh kush jan, thjesht kur e mbush kupen te vrasin te hedhin ne det.

    Përgjigju
    • Hot dogu: 26/12/2022 20:40

      O salvatore hot dogu,nese ka njerez te pabes ne gjith historin e ketyre grupeve Jan keta "gangesterat dhe cunat me norma"se keta vriten me njeri-tjetrin kur te thash qe jan dobica per kte gje e kisha fjalen,pastaj ky I shkeli ne kallo Dukat,edhe e shef cfar e gjeti kte me shoket e ktij ,me pak fjal me Milin brenda ky ishte pa fuqi ,edhe billiona te kesh te cpon Talo Pe Qinit

    • Salvatore (Toto): 26/12/2022 19:18

      Pse Mili nga eshte o kollodok? Apo e dini Krujen e Fushe Krujen ne Kukes e jo Shqiperi e mesme? Me siguri duhet te jesh korcar me kto mendime. Varet per ke flet ne Shqiperi te mesme o djal, se ne Durres e Shijak kane nis prerjet ne bese sic jane bere disa here e Martinaj ishte i fundit.

    • Enver Hoxha: 26/12/2022 13:22

      "Çunat" e tè mesmes, sè jugut apo tè veriut, bèjnè tè fortin, pèrsa kohè policia i lejon. Kur shteti, vèrtetè ka prioritet luftèn kundèr krimit,,,e shihni shpejt se si bèhet ÇUNI,,,GOCÈ,,,,edhe nga ato tè urtat fare biles.

    • Flamur Noka: 26/12/2022 13:02

      Po.

  • Gjergj: 26/12/2022 11:42

    Operacioni policor, flet mè shumè se 1000 fjalè. Zotèria, èshtè shèndoshè si molla siç duket dhe e ka menduar paksa ndryshe kètè punè, kur i hyri kèsaj rruge. Problemin, nuk e ka vetèm ai por edhe shumè tè tjerè nga politika, qè deri dje "ushqeheshin" me frutet e krimit tè zotèrisè. Njè shènim nè fund fare pèr tè gjithè ata qè mendojnè se Shqipèria èshtè vend cubash. Nè Shqipèri, bèhesh "cub" apo "i fortè", vetèm pèr aq kohè sa i nevojitesh politikès kriminale dhe ushtarève tè tyre me uniformè policie. Pa ta,,NUK KA ASNJI CUB SHQIPÈRIA SEPSE SHTETI JO VETÈM E ZÈ LEPURIN ME QERRE POR LEPURI KÈRCEN VETÈ ATY. Martinaj, èshtè LEPURI i radhès qè me shumè zhurmè e gjak, shkon si qeni nè rrush.!!!

    Përgjigju
  • shoku: 26/12/2022 11:35

    Mos u lodhni kot se po e hane peshqit ne te detit.

    Përgjigju
    • Loku: 26/12/2022 15:50

      Mos ofendo inteligjencèn dhe nuhatjen e peshqve, tè lutem.

  • Tano karidi dhe expinoza: 26/12/2022 11:35

    Ai esht gjall Por desh me I bo gol indrit dokles qjoja ( se eka vra indriti) qe indriti te futej në burg prap. Dhe ky te fitonte terrren prap qete organizohej ndaj kundershtarve.. Por nuk I heci pa fakte nuk te fut njeri në burg mo. Shikojeni se do jet me naj ferr në kurbin.

    Përgjigju
  • Turi: 26/12/2022 11:13

    Mbas renies se monizmit vetem shtet nuk kemi pasur ndonjehere kushdo ka qene ne pushtet por vitet e fundit politikanet e vendit jane kupola e krimit te organizuar ata qe jane ne pozite dhe ata qe jane ne opozite nuk ka asnje ndryshim . Populli u lodh , u frikesua deri ne palce nga vrasjet mafjoze qe organizojne puahtetaret dhe tani mbas kaq vitesh filloj ikjen masive si ne fillimin e viteve 90 . Nese ka ndonje politikan te ndershem i uroj gjithe te mirat kurse te tjereve me te keqijat e botes o funderina te ndyra o te pabese e fe , jeni bajga gomari qe nuk vleni per asgje

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 26/12/2022 10:48

    Të gjëndet sezbën krimineli i gjall ose i vdekur.KRIMINELËT QË VRASIN NJËRZ DUHET TË VAREN TE SHESHI. Ata që mbrojnë hajdutët e vrasësit killer janë vet të tillë.Ky vënd nuk duhet të ket vënd për këta horra që po mbajnë PENG VËNDIN DHE PO ÇUDISIN BOTËN ME DROGË,PROSTITUCION,VJEDHJE,VRASJE..!

    Përgjigju
  • Altini: 26/12/2022 10:13

    E vrau shteti, tashi bejne show para mediave. Te gjithe njerezit e atij jane ne pergjim nga policia kriminale, operacionalja, shishi, jane ne survejim 24 ore ne 24…kjo me makina policie e blinda te renea eshte vetem per ti shqetesuar familjen dhe per te bere show.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 26/12/2022 10:31

      Altìn,mund te jete siç shkruan ti,por mund te jete edhe ndryshe,kot po themi: sikur te jete ne duart e sigurta te amerìkaneve....do jete a agjesuese per pafillon tone kryerilindas.

    • Hiku: 26/12/2022 10:19

      Je shum i sakt.!!!!

  • Blenard: 26/12/2022 10:06

    Po mir mo tani u kujtuat ta beni mbasi edhe e ka disifektuar edhe gishtrinjet e minjeve per mos len gjurme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?