Kontrollet në Fushë-Kuqe për Ervis Martinajn, FNSH ‘zbarkon’ edhe te banesat e familjarëve

26 Dhjetor 2022, 10:33| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 10:41

  • Share

1665052333_1664208355martinaj.jpeg

Për gjetjen e Ervis Martinajt, FNSH po kryen kontrolle edhe tek banesat e familjarëve të tij. Burime nga Prokuroria e Kurbinit për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se kontrollet në Fushë Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t'i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Dosja vijon të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk pritet t'i kaloj SPAK për hetim, të paktën për momentin. Kontrollet e FNSH kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit.


Lajmi kryesor:

Rrethohet për 5 orë 'kështjella' e Ervis Martinajt, gjenden 2 automatikë, 7 mijë fishekë, 85 predha, 9 uniforma policie, maska gome, i kishin fshehur në kosheret e bletëve (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?