GREQI- Është gjetur i vrarë në ishullin Rodos në Greqi biznesmeni shqiptar i ndërtimit Xhani Topalli, i cili ishte zhdukur që prej disa ditësh. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxhe biznesmenit shqiptar.
Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit të zhdukjes së tij ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t'i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që ato kishin lidhur.
Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar.
Hetuesit kanë zbuluar se vrasja është bërë me litar, ndërsa 53-vjeçari ka pasur bashkëpunëtor në krim ka pasur edhe djalin e tij. Ky i fundit e ka ndihmuar të transportonte trupin e viktimës pas vrasjes, te cilin e kishin fshehur në një zonë rurale.
Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Topalli u gjet në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t'i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.
Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarë 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.
I tronditur nga vrasja e tmerrshme e biznesmenit Xhani Topalli në Rodos, vëllai i tij Christos u shpreh se ishte i bindur që diçka e keqe i kishte ndodhur pasi e dinte borxhin e hotelierit. Sipas vëllait, ishte me vlerë 100 mijë euro.
“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët, kuptova se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte profesionist dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe e donin”, tha Topalli.
Ndërsa avokatja e familjes Topalli e njihte 53-vjeçarin grek.
“Pronari i hotelit kishte takim me Xhanin para zhdukjes së tij. Ai hasi në shumë kontradikta në dëshminë e tij, prandaj besuam se kishte bërë diçka të keqe. Ai është arrestuar së bashku me djalin e tij pasi kanë kryer krimin së bashku”, tha avokati.
Për paratë që i detyrohej Xhani Topallit, pronari i hotelit kishte firmosur edhe një dokument për njohjen e borxhit para avokatit.
“Dy vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos borxhi. Pronari kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. Katër ditë para vrasjes së Xhenit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë. Në fakt, viktima më tha se 53-vjecari grek i kishte dhënë rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë. Ky ishte edhe gabimi që ai bëri, pasi u ngritën dyshimet e familjes. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djalit të tij”, tha avokatja Mina Tsekris.
Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topallit, pasi pronari i hotelit ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer sesi ndodhi vrasja. Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet biznesi.
Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.
Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë paratë dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.
Po sipas autorit, 46-vjeçari i ka shkuar në hotel me 28 gusht nën efektin e alkoolit dhe ka filluar që të abuzoj me të si dhe duke i sulmuar djalin.
‘Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri.’- ka thënë ai.
Më pas, i shtyrë nga instinktet, siç pretendon ai, ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë dhe e ka mbytur. Më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin ja kanë çuar në një rrugë të shkretë ku është gjetur nga policia.
Një hotelier grek, është autor i vrasjes së ndërtuesit shqiptar Xhani Topallit në Greqi. 53-vjeçari, pronar hoteli, e kishte punësuar 46-vjeçarin shqiptar si kontraktor për të kryer disa punime dhe i kishte 30 mijë euro borxh.
Sipas mediave greke, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.
kthehuni ne shqiperi,,o njerez dhe beni biznes ,,,,ketu,,,greku eshte i poshter....
Përgjigju