Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topallit, pasi pronari i hotelit ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer sesi ndodhi vrasja. Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet biznesi.
Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.
Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë paratë dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.
Po sipas autorit, 46-vjeçari i ka shkuar në hotel me 28 gusht nën efektin e alkoolit dhe ka filluar që të abuzoj me të si dhe duke i sulmuar djalin.
‘Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri.’- ka thënë ai.
Më pas, i shtyrë nga instinktet, siç pretendon ai, ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë dhe e ka mbytur. Më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin ja kanë çuar në një rrugë të shkretë ku është gjetur nga policia.
Lajmi kryesor:
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Greqi! U mbyt me litar nga pronari i një hoteli i cili i kishte mijëra euro borxhe
M.Q./ReportTv.al