Sport

Ia dha pas kualifikimit për herë të parë në Europian, MEPJ i heq pasaportat diplomatike kombëtares

1 Prill 2021, 14:20| Përditesimi: 1 Prill 2021, 18:04

  • Share

5 vite pas akordimit Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka hequr pasaportat diplomatike pjestarëve të kombëtares së futbollit në 2016. Në atë kohë me një VKM qeveria vendosi të nderonte kuqezinjtë, të cilët për herë të parë kualifikuan kombëtaren në Europianin e Francës.

Aryeja e heqjes së pasaportave është një ndryshim në ligj në dhjetor të 2020, ku thuhet se futbollistët e kombëtares janë një kategori që nuk mund ta përfitojnë pasaportën diplomatike. Ajo ishte e vlefshme deri më qershor të 2026.

Ora 18:02
Pasaportat diplomatike, Andi Lila: Sjellje inatçore e Qeverisë pasi futbollistët i dhuruan bluzën Lulzim Bashës

Koordinatori për Sportin në Partinë Demokratike, Andi Lila, i cili është edhe kandidat për deputet i saj, e ka cilësuar sjellje inatoçore heqjen e pasaportës diplomatike për dutbollistët e kombëtares.

Lila thotë se nga 10 vite, afati i pasaportave është ulur në 5 vite.

 “Të nderuar miq. Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021. Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.

Në 2016 nga Kryeministri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Evropian. Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollistët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standardi i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i BE-së. Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për t’i përdorur sportistët si fasadë për propagandën e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët.

Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve, do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeministrit Basha. Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill”, shkruan Lila.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka shpjegoi sot se pasaportave u ka mbaruar afati.

Ora 15:50
Heqja e pasaportave diplomatike për kombëtaren, reagon Xhaçka: Shumë zhurmë për asgjë, u mbaron vlefshmëria si çdo mjeti tjetër identifikimi

1603369244_olta.jpg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas heqjes së pasaportave biometrike për futbollistët e kombëtares të cilët i morën në vitin 2016.

Xhaçka shkruan se vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

Më tej ministrja shton se sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.

‘Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.  Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.’- shkruan Xhaçka.

 

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?