Sport

Pasaportat diplomatike, Andi Lila: Sjellje inatçore e Qeverisë pasi futbollistët i dhuruan bluzën Lulzim Bashës

1 Prill 2021, 18:02| Përditesimi: 1 Prill 2021, 18:04

  • Share

Koordinatori për Sportin në Partinë Demokratike, Andi Lila, i cili është edhe kandidat për deputet i saj, e ka cilësuar sjellje inatoçore heqjen e pasaportës diplomatike për dutbollistët e kombëtares.

Lila thotë se nga 10 vite, afati i pasaportave është ulur në 5 vite.

 “Të nderuar miq. Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021. Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.

Në 2016 nga Kryeministri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Evropian. Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollistët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standardi i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i BE-së. Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për t’i përdorur sportistët si fasadë për propagandën e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët.

Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve, do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeministrit Basha. Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill”, shkruan Lila.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka shpjegoi sot se pasaportave u ka mbaruar afati.


Lajmi kryesor:

Ia dha pas kualifikimit për herë të parë në Europian, MEPJ i heq pasaportat diplomatike kombëtares


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?