Gjashtë persona të cilët kanë akuzuar për mashtrim përmes platformës ‘XUEX’ kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit, për tu njohur me masën e sigurisë.
Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini, akuzohen se kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”
Nëna dhe tezja e njërit prej të arrestuarve, Emanuel Taullau, kanë folur për Report Tv, ku kanë mohuar akuzat ndaj të afërmit të tyre dhe pretendojnë se kanë qenë të painformuar.
Madje nëna e Emanuel Taullaut, deklaron se i ka dhënë vetë paratë djalit të saj për të investuar në ‘XUEX’, pasi donte që i biri të kishte para rezervë. Ndërsa tezja deklaron se nipi i saj punonte kamerier.
Biseda:
Vetë ke tentuar?
Tezja e Emanuel Taullaut: Jo nuk dimë asgjë. U habitëm! Ne nuk dimë asgjë.
Djali rrinte shumë në këto platforma?
Tezja e Emanuel Taullaut: Jo nuk rrinte, punonte, ishte kamarier! Nuk dimë asgjë
Keni marrë vetë avokat apo e ka caktuar gjykata?
Tezja e Emanuel Taullaut: E kemi marrë vetë
Shumë njerëz mendojnë se të luajnë në rrjetet sociale është normale, a e dinit ju që është vepër penale?
Tezja e Emanuel Taullaut: Jo. Dikush duhet që t’i paralajmëronte. Nuk e dimë
Nëna e Emanuel Taullaut: Pse u arrestua çuni im? Nuk kishte koka më të mëdha aty? Drejtore ekonomiste, të gjitha e dinë!
Sa kohë kishte djali juaj që luante?
Nëna e Emanuel Taullaut: Moj unë ia dhashë lekët. I thash luaj të kesh ndonjë lek për vete.
Sa kohë kishte?
Nëna e Emanuel Taullaut: Kishte dy-tre muaj
Sa lekë i kishit dhënë?
Nëna e Emanuel Taullaut: Një milion
A e morët fitimin?
Nëna e Emanuel Taullaut: Jo asgjë. Vetëm të më vij çuni
Si u bindët për të investuar?
Nëna e Emanuel Taullaut: Nuk e dinim se ishte e gabuar! Këto kanë luajtur të gjithë.
Lajmi kryesor:
Firmat piramidale online Xuex/ Gjykata liron 2 nga të arrestuarit, arrest në burg 60 ditë për 4 të tjerë
A.D/ReportTv.al
