Emiljano Ramazani dhe vendi i ngjarjes

Ia futën pistoletën në servis për të bërë devijim hetimi, telefonata që zbuloi armën e vrasjes së 'Ilit' të Elbasanit

23 Dhjetor 2020, 16:08| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 16:12

  • Share

Mungesa e provave, që implikonin Albert dhe Seit Manahasa në vrasjen e Emiljano Ramazanit, ka sjellë lirimin e tyre nga gjykata e Elbasanit. Gjyqtarja e çështjes Pajtime Fetahu, e cila në muajin gusht 2020 kishte vendosur caktimin e masës së “arrestit në burg” për babë e bir, si personat e dyshuar në vrasjen e Ilit të Elbasanit, sot pas 5 muaj e njëjta gjyqtare ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “Detyrim për paraqitje”.

Arma, pistoletë tip TT, është gjendur në një sarbator makine që ndodhej brenda servisit të familjes Manahasa, ndaj dhe babë e bir janë arrestuar si persona të dyshuar. Policia e Elbasanit, ka marrë këtë informacion nëpërmjet një telefonate anonime, e cila është kryer 7 ditë pas vrasjes së Emijano Ramazanit, duke pohuar se arma që ishte përdorur në vrasjen e Ramazanit, ndodhej e fshehur në një sarbator makine brenda në servisin e Albert Manahasës.

Kaq ka mjaftuar që policia të shkojë dhe të gjejë armën. Por çuditërisht, megjithëse janë verifikuar mirë kamerat, nuk ka mundur të gjejë dhe identifikojë asnjë siluetë të personit që ka hyrë në servis dhe ka futur më pas armën, brenda në sarbator. Besohet se një person e ka futur armën pikërisht në këtë servis me qëllim për të krijuar një alibi dhe sjellë devijimin e hetimit për vrasjen e Ilit të Elbasanit. Babë e bir, përgjatë 5 muajve janë verifikuar me imtësi dhe se ditën e ngjarjes kur është ekzekutuar me 5 plumba Emiljano Ramazani, kanë qenë në vend tjetër. Momentalisht për vrasjen e Emiljano Ramazanit, vijojnë të mbahen në burg, Erion Alibej që besohet se është njeriu që ka urdhëruar dhe financuar vrasjen, Euglen Halili, bashkëpunëtor i prokurorisë dhe Xhuljano Hoxha.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapiteni: 23/12/2020 17:27

    Ksaj i thon me te marr ne qaf pa pas pik lidhje,me te fut ne burg ne hasmeri e 1 mi halle te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?